Frika nga Vettingu/ Jep dorëheqjen dhe largohet nga detyra kryetari i gjykatës së rrethit në Elbasan

Frika nga Vettingu/ Jep dorëheqjen dhe largohet nga detyra kryetari i gjykatës së rrethit në Elbasan

Gjykata e Elbasanit

Ka dhënë dorëheqjen kryetari i gjykatës së Elbasanit Zihni Shahu. Dorëheqja mësohet se është dhënë pak ditë më parë duke u dorëzuar në sekretarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Zihni Shahu, qëndroi në këtë detyrë për gati 10 muaj, pasi u emërua nga KLGJ për të drejtuar gjykatën e Elbasanit, menjëherë sapo “Vettingu” shkarkoi Sulejman Kurtin.

Dorëheqja e Zihni Shahut, vjen në një kohë kur “lufta” kundër njerëzve të drejtësisë është ashpërsuar, si nga prokuroria e posaçme SPAK,e cila dy ditë më parë arrestoi gjyqtaren e Apelit në Korçë,Mimoza Margjeka ashtu dhe nga “Vettingu”, i cili brenda tre ditëve miratoi shkarkimin e ish-kryetarit të gjykatës së Fierit Roland Jaupi, dhe shkarkimin e ish-drejtuesit të prokurorisë Fier, Fatmir Lushi. Ndërsa sot u shkarkua nga Vetting dhe gjyqtari i Apelit Tiranë, Artur Gaxhi.

Me sa duket njohja me provat e gjetura në raportin përfundimtar, kanë qënë dhe motivet që detyruan kryetarin e gjykatës së Elbasanit, Zihni Shahu, të japë dorëheqjen dhe të largohet vullnetarisht nga detyra.

Mësohet se Shahu, do vijojë të qëndrojë në detyrë deri në fund të muajit, ku do kryejë dorëzimin e dosjeve dhe materialeve të tjera të punës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elbasanlliu: 11/09/2020 07:05

    Shume kollaj keshtu, vidh per 20 vjet dhe pastaj jep doreheqjen. Jo mor jo, gjëja t'u konfiskohet dhe te bejne burg per korrupsion e marrje rryshfetesh, maskarenjte. E bënë këte vend të pajetueshëm, pisat. Ia mbyllen të gjitha dyert rinisë.

    Përgjigju
  • Turi: 10/09/2020 22:39

    Duhet ti shkaterroni keta maskarenj se keta jane shkaktaret e cdo gjeje te keqe ne vendin tone

    Përgjigju
  • U.S.A.: 10/09/2020 21:36

    Me pasurin qe nuk e justifikojne,cfare do behet.O.F.L. duhet te levize.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat