Jep dorëheqjen gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska! Burime: Për arsye personale!

Jep dorëheqjen gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska! Burime: Për arsye personale!

Elsa Toska

TIRANË- Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska ka dhënë dorëheqjen. Me largimin e Toskën, gjykata Kushtetuese mbetet me 8 anëtarë, nga 9 që ka në organikë. Kjo situatë pritet të komplikojë vendimmarrjet pasi në rast të një vendimmarrje me 4 me 4 vota, Kushtetuesja s’mund të dalë me vendim. Burime i thanë Shqiptarja.com se Elsa Toska ka dhënë dorëheqjen për arsye personale dhe kërkesa është depozituar në protokoll.

‘Gjyqtarja Elsa Toska ka paraqitur dorëheqjen sot për arsye personale! Kërkesa për dorëheqjen do të shqyrtohet në mbledhje dhe është depozituar sot në protokoll’- thanë burime për Shqiptarja.com

Elsa Toska u votua nga Kuvendi si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, në nëntor të vitit 2019. Me një CV të pasur dhe pas kalimit të vettingut, Elsa Toska u bë një nga 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. 48-vjeçarja mori “OK” nga parlamenti, ku u votua me 105 vota pro dhe 2 kundër.

Elsa Toska ka qenë Këshilltare ligjore prej 12 vitesh në Gjykatën Kushtetuese. Më 12 shkurt të këtij viti, Toska si këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese, kaloi me sukses Vettingun duke u konfirmuar në detyrë. Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 21.03.2019.

Elsa Toska ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë në vitet 1996-2000 si dhe doktoraturën për ligjin kushtetues dhe atë administrativ. Toska e ka filluar karrierën si ndihmës/komisionere e Avokatit të Popullit dhe prej vitit 2007 punonte si këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo ka punuar gjithashtu si pedagoge në disa universitete në vend si dhe ka bashkëpunuar në rolin e ekspertet me një sërë organizatash ndërkombëtare.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) CV e gjyqtares Toska

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 19/09/2024 21:56

    Do zoti nuk eshte me semundje te keqe se kanceri eshte kudo i perhapur

    Përgjigju
  • hmmmm: 19/09/2024 20:11

    nk ka ra dakort me xjerr pllum gjoken nga burgu me kerkese te rames

    Përgjigju
  • Bulevardi: 19/09/2024 17:21

    Besoj qe do te dorehiqet edhe gjyqtari tjeter kushtetues qe u be sebep te dorehiqej Elsa…

    Përgjigju
    • emigranti: 19/09/2024 19:18

      Pse? Ja kerkoi Elses?

    • Piramida: 19/09/2024 18:02

      O Bulevardi se.nuk ka.ardhur ndonje fjalë këtej nga une, c'thone gojet e liga?! Kush e kishte me shume faj8n, kjo apo ai?!

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament