Jep dorëheqjen sekretari britanik për ‘Brexit’

Jep dorëheqjen sekretari britanik për ‘Brexit’

David Davis, sekretari britanik për “Brexit”

Përgjegjësi kryesor për negociatat largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, David Davis, sekretari britanik për “Brexit” ka dhënë dorëheqjen.

Davis e mori detyrën në vitin 2016, ndërsa largimi i tij vjen disa ditë pasi kryeministrja e këtij vendi, Theresa May ka siguruar mbështetjen e kabinetit qeveritar për planin rreth Brexitit, pavarësisht pretendimeve nga kritikët e saj se i njëjti ishte i “butë”. Në letrën e tij të dorëheqjes, Davis i ka thënë kryeministres May, se:

Trendi aktual i politikës”është duke bërë  çdo herë e më pak të dukshme idenë se Britania do të largohet nga bashkimi doganor dhe tregu i vetëm.

David Davis, sekretari britanik për “Brexit”

Davis ka thënë se nuk beson që qasja negociuese e qeverisë “nuk do të krijojë mundësinë e nisjes së kërkesave të reja për koncesione” nga Brukseli. Drejtimi i përgjithshëm i politikave do të na dërgojë neve në një pozicion të pafuqishëm dhe ka mundësi që mund të jetë edhe i pashmangshëm.

Në përgjigjen drejtuar Davis, kryeministrja britanike ka thënë se:

Nuk pajtohem me përshkrimin që ai i ka bërë politikës, për të cilën jemi pajtuar paraprakisht në Kabinet të premten.

Kryeministrja britanike, Thereza May

May ka shprehur keqardhje për largimin e Davis, mirëpo e ka falënderuar atë për gjithçka që ka bërë në formësimin e largimit tonë nga BE-ja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë