Jerusalem/ Vritet nga vëllai pasi postoi video me të fejuarin, policia nuk pranon ta arrestojë

Jerusalem/ Vritet nga vëllai pasi postoi video me të fejuarin, policia nuk pranon ta arrestojë

Vajza e vrarë, Israa Ghrayen

Israa Ghrayen, një 21-vjeçare palestineze, u vra të enjten nga vëllai i saj për të ruajtur nderin e familjes. Ihab, vëllai i Israa, e dhunoi dhe e torturoi të renë në shtëpinë e familjes në Bethlehem pasi ajo postoi në rrjetet sociale një video ku shfaqej me të fejuarin e saj.

Sipas Jerusalem Post, Ihab u nevrikos nga postimi, pasi sipas tij, çnderoi familjen duke dalë publikisht me burrin me të cilin do të martohej. Ihab u urdhërua nga i ati të rrihte të motrën pasi të afërm të tyre panë videon online.

Gjatë përleshjes. Israa tentoi të arratisej dhe ra nga kati i dytë i shtëpisë, duke pësuar dëmtime serioze në shtyllën kurrizore. Pa përcaktuar çfarë ndodhi, Israa tha në Instagram se s’do të punonte dot për dy muajt e ardhshëm pasi do të operohej.

Jam e fortë dhe kam dëshirë të jetoj, nëse s’do ta kisha këtë dëshirë, do të kisha vdekur dje. Mos më dërgoni mesazhe ku më thoni se duhet të tregohem e fortë. Unë jam e fortë. I gjykoftë Zoti ata që duan të më shtypin e të më lëndojnë.” tha Isra.

 Israa u sulmua për herë të dytë në spital. U postuan video online  ku ajo dëgjohet të bërtasë e të kërkojë ndihmë. Familja mohon fajin dhe insistojnë se Israa vdiq nga një atak kardiak. Autoritetet palestineze nuk kanë komentuar mbi ngjarjen. “Israa u vra nga familja e saj pasi postoi një video me të fejuarin e saj.

Krimin po e quajnë ‘vrasje për nder,’ por kjo është e gabuar dhe e pavërtetë. Vrasjet nuk kanë nder,” tha  në një deklaratë për shtyp organizata jo-fitimprurëse palestineze Adalah.

Miqtë e vajzës thonë se ajo u dhunua për vdekje nga familjarët e vet, kurse disa llogari në rrjetet sociale u shprehën se vdiq në shtëpi pasi u sulmua në spital.

Kur dëgjova ç’i ndodhi Israa-s, u tmerrova. Jetoj me familjen dhe jam e lirë të shkoj ku të dua, por po sikur dikush të përhapë thashetheme për mua? Do më vrasin dhe mua?” ,tha Qamar al-Masri, një shoqe gjimnazi e viktimës.

Online qarkullon #WeAreAllIsraah,Jemi të gjithë Israa dhe me qindra njerëz po kërkojnë arrestimin e vëllait të Israa nga qeveria kanadeze, pasi ai banon në Kanada.

Sipas Jerusalem Post, palestinezët në Bregun Perëndimor kanë organizuar një protestë në sheshin e Bethlehem që kërkon kriminalizimin e këtyre veprave dhe sensibilizimin e masave mbi çështjen.

Sipas mbështetësve të saj, Israa respektonte protokollin shoqëror. U fejua me miratimin e familjes, shoqërohej nga një i tretë në çdo takim me të fejuarin dhe mbante hixhab.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja