Aurela Gaçe është cilësuar shumë herë si ‘tërmeti’ i muzikës shqiptare për shkak të zërit të saj tepër voluminoz. Kudo që shkon nëpër koncerte Aurela e ‘ndez’ skenën ashtu siç di vetëm ajo.
Mirëpo këngëtarja shqiptare është edhe mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente të ndryshme nga përditshmëria e saj me të gjithë ndjekësit. Ditën e sotme ajo ka ndarë me të gjithë momentin e bukur kur vajza e saj e madhe Grace shkon në shkollë për herë të parë.

Foto e publikuar nga Aurela Gaçe
“Sot dita e parë e klasës së parë. Jeta jonë e vogël po rritet,”- shkruan Aurela krahas fotos ku shihet me vazjën dhe bashkëshortin. Këngëtarja Aurela Gaçe nuk ngurron në çdo moment të na shpreh se sa e lumtur ndihet që është nënë e dy vajzave Grace dhe Abigail Isabelle.
Komente

