Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh të Papa Françeskut gjatë meshës së të dielës së Larit në prag të fillimit të Javës së Madhe të Pashkëve. Kreu i shtetit shqiptar thotë se këto mesazhe na japin forcë e kurajo për të kaluar këto momente tepër të vështira!
"Duke uruar shëndet të plotë për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, dhe shërim të shpejtë për të prekurit, po ndaj me ju këto mesazhe të paqta e shpresëdhënëse të Papa Françeskut, të dhëna sot gjatë Meshës së të Dielës së Larit në prag të fillimit të Javës së Madhe të Pashkëve, që na frymëzojnë, na japin forcë e kurajo për të kaluar këto momente tepër të vështira!
"Drama, që po jetojmë, na nxit ta marrim seriozisht çka është serioze e të mos merremi me gjëra që vlejnë pak e aspak; të zbulojmë se jeta nuk shërben, nëse nuk shërbehet. Sepse jeta matet me masën e dashurisë. Të përpiqemi ta ndihmojmë atë që vuan; që është i vetmuar, që ka nevojë. Mos të mendojmë vetëm për çka na mungon, por për të mirën, që mund të bëjmë.
Natyrisht të duash, të lutesh, të falësh, të kujdesesh për të tjerët, në familje a në shoqëri, mund të kushtojë shtrenjt. Mund të duket udhë kryqi. Po udha e shërbimit është udhë fitimtare, udhë që na shpëtoi, që na e shpëton jetën", - na porosit të gjithëve Papa Françesku. Së bashku do t'ia dalim! Zoti i bekoftë familjet tuaja!" shkruan Meta.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.8%
-
Keq
61.3%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1296
Lajme të tjera
-
Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, nesër konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha
26 Prill, 15:05
-
Ilir Meta arrestohet në fundjavë?
26 Prill, 08:42
-
Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës
25 Prill, 22:50
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Dritan Hila: Mendo kush e ka drejtuar këtë vend?!
25 Prill, 17:12
-
Kryesia e Partisë së Lirisë miraton anëtarët për Kryesinë e Konventës (EMRAT)
25 Prill, 10:49
-
Papa: Një paqe e negociuar është më mirë se një luftë e pafund
25 Prill, 09:55
-
Meta në Vlorë: ‘Nëndetësja 105’ është kthyer në bazë, Sazani do jetë aty ka qenë jetë e mot
24 Prill, 14:56
-
INTERVISTA/ Arrestimet e ‘5D’ Rama për Report Tv: SPAK le t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit! 'Emisioni i RAI3', Kryeministri: Shqipëria u sulmua me duart e italianëve, malli nga Tirana
24 Prill, 14:25
-
Konventa e Partisë së Lirisë, Ilir Metës i del rivali në garën për president
24 Prill, 13:54
-
Basha akuza Metës: Pazarxhi kronik, nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Xhaçka sërish në Kushtetuese? Shërbim ndaj Ramës! Begaj të shpërndante Kuvendin
24 Prill, 11:22
-
Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milionë shqiptarë plus
24 Prill, 08:47