Jeton Ramiqi është një talent i ri shqiptar në muzikë. Ai ka lindur dhe është rritur në Zvicër dhe tashmë ka vendosur të jetë pjesë e tregut muzikor në Shqipëri. Kënga e tij mban titullin ‘Lule Kuqe’.
‘Muzika, gjithmonë, ka qenë për familjen time një pjesë e madhe. Nuk ka pasur ditë pa muzikë, sidomos muzika shqiptare. Muzika e lidhi jetën time të kurbetit me vendlindjen e prindërve të mi. Zvicra është një shtet me shumë të huaj, kështu që u takova me muzikë të ndryshme. Nga dashuria, që kam për muzikën, jam i interesuar që kur isha fëmijë e derin sot me kengët e mia. Si fillim, e kam mbajtur dëshirën për të bërë muzikë për vete, por pas ca kohe, dëshiroja të bëhem këngëtar ka qenë aq e madhe sa vendosa të bëhem këngëtar publikisht.’-është shprehur ai.
Ramiqi nuk e shikon muzikën si biznes, për të të jetë këngëtar qëllimi parësor është të shkojë në zemrën e publikut.