Johnson: Brexit do të ndodhë më 31 Tetor

Boris Johnson

Boris Johnson u zotua se do të vazhdojë të jetë kryeministër i Britanisë së Madhe edhe nëse dështon që të arrijë një marrëveshje me Bashkimin Evropian, duke shtuar se vetëm qeveria e tij konservatore, mund ta respektojë datën 31 tetor, që është afati i fundit që vendi të largohet nga BE-ja.

Johnson dëshiron që Britania të largohet nga BE-ja me ose pa marrëveshje. Por, Parlamenti britanik ka miratuar një ligj, që kërkon nga kryeministri që Brexit-i (dalja e Britanisë nga BE-ja) të shtyhet, nëse ai nuk siguron një marrëveshje me Brukselin në samitin e BE-së që do të mbahet më 17 dhe 18 tetor.

Megjithatë, Johnson, gjatë një interviste për BBC, nuk shpjegoi se si planifikon që ta anashkalojë këtë ligj, të cilin ai e quan “akti i dorëzimi”.

“Njerëzit e ndjenjë se ky shtet po i afrohet një momenti të rëndësishëm dhe ne duhet ta finalizojmë Brexit-in më 31 tetor. Unë do ta bëj këtë”, tha Johnson.

I pyetur se a do të jepte dorëheqje nga pozita e kryeministrit, nëse nuk arrin të sigurojë një marrëveshje të re, Johnson tha :“Jo, unë kam marr udhëheqjen e partisë dhe të vendit tim në një kohë të vështirë dhe do të vazhdoj ta bëj një gjë të tillë. Besoj se kjo është përgjegjësia ime”.

Kryeministri britanik, megjithatë, tha se ende është optimist se mund të arrijë “një marrëveshje të mirë” me Brukselin, por shtoi se ai nuk do të pretendojë se arritja e kësaj marrëveshjeje është një gjë e lehtë.

“Është e vërtetë që shtetet e tjera të BE-së gjithashtu nuk duan që kjo punë të zvarritet. Ekziston një pikëpamje e fuqishme në BE se është koha për të lëvizur përpara”, tha kryeministri britanik. REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vizitën e presidentit turk Erdogan në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

John

Mërkuri hyri në retrogradë, çfarë do të thotë kjo për secilën shenjë?