Është mbyllur mbrëmë me sukses festivali Mbarëkombëtar i këngës për fëmijë në Shkodër, ku çmimi i parë shkon në Kosovë.
Festivali ka nisur më 13 korrik dhe u mbajt tre ditë resht në sheshin e Bashkisë në Shkodër.
Por në natën finale për shkak të reshjeve të shiut të rëna gjatë ditës së premte, skena e Festivali të 54-të Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë u zhvendos në ambientet e brendshme të Bashkisë Shkodër.
Edhe pse janë kufizuar kushtet, asgjë nuk ia ka ulur hijeshinë këtij spektakli të sinqertë fëminor.
Në natën finale ishte parashikuar që të bëhet një përmbledhje e të gjitha performancave, ndërsa mes tyre sfidoi vajza kosovare Jona Zeneli.
Kryebashkiakja Voltana Ademi dha çmimin e parë për fituesen e festivalit.
Fituesja e këtij festivali e gëzuar për çmimin vlerësoi eksperiencën e saj në Shqipëri.
"Në të vërtet nuk i kam dhënë shumë rëndësi çmimit pasi kam krijuar shoqëri të re dhe nuk do ta harroj kurrë", shprehet fituesja Jona Zeneli.
Nga ana tjetër drejtuesi i festivalit Kujtim Alija, foli për kushtet e papërshtatshme të motit si dhe vlerësoi punën e fëmijëve për këtë organizim.
"Kjo ceremoni që u improvizua në një mënyrë ë shpërbleu punën e të gjithë njerëzve në mënyrë të veçantë fëmijëve të festivalit", u shpreh Alija.
Në festival u prezantuan nga rreth 20 këngë nga autorë dhe kompozitorë të njohur shqiptarë.

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO