AMMAN - Jordania njoftoi dje se kishte nënshkruar një marrëveshje me Rusinë për ndërtimin e centralit të parë bërthamor që do të kushtojë 10 miliardë dollarë.
Jordania kishte njoftuar në tetor të vitit 2014 se kishte zgjedhur dy ndërmarrje ruse "Rusatom overseas" dhe "Atomstroyexport" për ndërtimin dhe vënien në punë të këtij centrali.
"Marrëveshja e nënshkruar dje përcakton kuadrin juridik dhe politik të bashkëpunimit mes Amanit dhe Moskës në këtë projekt", theksoi shefi i Komisionit jordanez të Energjisë Bërthamore, Khaled Tukan cituar nga agjencia jordaneze e lajmeve "Petra".
"Ai foli  gjithashtu për mënyrat e furnizimit të cetralit me lëndë djegëse bërthamore dhe trajtimin e mbetjeve", shtoi zyrtari jordanez.
"'Marrëveshja u nënshkrua nga Tukan dhe Serguei Kirienko, drejtor i përgjithshëm i 'Rosatom overseas"', sipas agjencisë së lajmeve "Petra".
Centrali jordanez që do të financohet 49 për qind nga Moska, do të përfshijë dy reaktorë 1 000 megavat dhe do të përfundojë në vitin 2023. Ai do të ndërtohet në Amra, një zonë në veri të kryeqytetit, Amman./ATSH/