Jorida Tabaku: Taksat e larta po rrisin çmimet e produkteve! Varfërimi i çdo familje shqiptare, vizioni ekonomik i Ramës

Jorida Tabaku

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se po varfëron shqiptarët përmes taksave të larta.

 Me një postim në Facebook, Tabaku shkruan se kostoja e produkteve në vend është rritur për shkak të taksave të larta, teksa konsumi ka rënë prej të ardhurave të ulëta. Sipas Tabakut mesazhi i Ramës është 'varfëro shqiptarët'.

"Rritet kostoja e produkteve prej taksave të larta, bie konsumi shqiptarëve prej të ardhurave të ulëta. Mesazhi Ramës është varfëro shqiptarët përmes taksimit, mbyll bizneset përmes zhdukjes së konkurencës, përqëndro ekonominë përmes oligarkisë. Një qeveri e djathtë e PD do të luftonte për qytetarët, për taksa më të ulëta, për çmime më pak të kripura dhe për më shumë të ardhura në xhepin tuaj", shkruan Tabaku.

Prej rreth dy javësh, në vend çmimi i bukës pësoi një rritje me 10 deri në 20 lekë, për shkak të rritjes së çmimit të grurit, ndërsa  kreu i shoqatës së Bar-Restoranteve, Enri Jahja deklaroi dje në Report Tv se pritet të rritet me 20 lekë edhe çmimi i kafes.

 

J.SH./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duket e drejtë që studentët e pavaksinuar të frekuentojnë auditorët duke rrezikuar shëndetin e të tjerëve?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Mero Baze: Pse Berisha është braktisur nga deputetët e Veriut të Shqipërisë?