Ju flihet më shumë gjumë kur bie shi? Ja çfarë tregon studimi

Ju flihet më shumë gjumë kur bie shi? Ja çfarë tregon studimi

Foto ilustruese

Shkaku kryesor përse zgjimi në mëngjeset me shi është më i rëndë se zakonisht, apo përse në ditët me shi njerëzit janë më të përgjumur, ka një arsye.

Sipas hulumtimeve të kryera nga Universiteti Shtetëror në Pensilvani kjo ndodh jo vetëm se nuk flini shumë gjumë, por e gjatë ditëve me drita është më e pakët, dhe si pasojë organizmi ynë ka më pak serotoninë, ndërsa melatoninë më shumë, hormone të cilat janë përgjegjëse për humorin dhe energjinë tuaj.

Nuk flini mjaftueshëm
Një studim i kryer nga Laboratori i Gjumit në Universitetin Rochester, ka treguar se në netët me shi njerëzit nuk flenë shumë. Prandaj, në netët me shi ju nuk flini shumë dhe kur zgjoheni, nëse ende ka shi, do të ndiheni të përgjumur dhe të lodhur.

Shumë melatoninë
Melatonina është hormoni që ndihmon që trupi të rregulloj qarkun e gjumit dhe të zgjimit. Sa më shumë që trupi juaj të prodhoj këtë hormon, aq më të lodhur do të ndiheni. Por melatonina gjithashtu ndihmon që trupi juaj të eliminoj dritën dhe kështu që ju mund të flinin natën, ndërkaq në mëngjes kur del dielli, trupi fillon që të prodhojë melatoninë në mënyrë që të zgjoheni. E kur ka shumë re dhe ka shi, prodhimi i melatoninës është i lart, prandaj ju nuk mund të flini.

Serotoninë e pamjaftueshme
Serotonina është një neurontransmetues që është i lidhur me lumturinë. Kur hani ushqim ju prodhoni seratoninë por rrezet e diellit në prodhimin e këtij hormoni kanë një rol të madh. Prandaj, kur ka më pak diell, truri prodhon më pak serotoninë gjë e cila çon ndjenjën e depresionit dhe bën që të keni mungesë të motivimit.

Tingujt qetësues
Zhurma kur pikat e shiut bien në dysheme, dritare apo çati krijon një lloj tingulli. Ky tingull mund të jetë ritmik dhe nëse është i tillë, ky tingull hynë në trurin tuaj dhe shndërrohet në një ninullë qetësuese gjatë gjithë ditës. Efekti i kësaj zhurme mund të ju sjell më shumë gjumë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë