Rama nuk i kursen batutat me biznesmenin: 'Ju jeni mishngrënës të lindur'! Mbështetja nga AZHBR iu garanton hapjen e tregut me Lindjen e Mesme

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, nën shoqërinë e drejtoreshës së AZHBR-së, Frida Krifca, kanë inspektuar tre fabrika të reja në zonën e Kasharit të cilat janë mbështetur nga AZHBR.

Në një bashkëbisedim me një sipërmarrës nga Tepelena, i cili ishte duke ndërtuar një fabrikë të përpunimit të mishit, Rama nuk ka kursyer batutat, i cili tha me humor: 'Ju jeni mishngrënës të lindur'. Kryeministri më pas shtoi se ky standard që po vendoset me mbështetjen e AZHBR-së do iu ndihmojë në hapjen e tregut me vendet e Lindjes së Mesme.

"Gjëja tjetër që ne mund t’ju ndihmojmë është që t’ju hapim rrugën e tregut në Lindjen e Mesme", tha Rama.

"Është një synim, se ne jemi njohur me tregun. Na kanë ardhur informacion nga Dubai. E kërkojnë shumë mishin edhe në origjinën e kemi nga Tepelena", tha sipërmarrësi.

"Ju jeni mishngrënës të lindur, por çështja është që gjithë zinxhiri tani këputet, sepse këtu nuk ka akoma standarde të tilla. Në momentin që vijnë këtu dhe shikojnë dhe marrin garancinë, dmth çfarë paguajnë do marrin", u shpreh Rama.

Ndërkohë nga një tjetër fabrikë, Rama tha se përmes investimeve në këto sipërmarrje jepen shembuj se kush ka vizion dhe ambicie nuk është e nevojshme që të largohet, pasi fiton më shumë sesa jashtë shtetit.

 

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë