'Jua gris diplomat'/ Devis Xherahu shpërthen ndaj jurisë së Festivalit të 63 të Këngës: Jeni zhgënjimi më i madh

'Jua gris diplomat'/ Devis Xherahu shpërthen ndaj jurisë së Festivalit të 63 të Këngës: Jeni zhgënjimi më i madh

Devis Xherahu

Artisti i njohur shqiptar, këngëtari Devis Xherahu, është lënë jashtë finales së Festivalit të 63 të Këngës nga juria. Kënga "Ka momente" e artistit nuk është votuar nga juria për të qenë pjesë e finales së madhe.

Pas këtij vendimit artisti ka reaguar i indinjuar dhe i revoltuar në rrjetet sociale përmes një videoje ku ka përcjellë një mesazh të fortë dhe i ka dhënë një shuplakë jurisë së Festivalit të Këngës.

“Miq përshëndetje,

Arsyeja që unë po e bëj këtë video është sepse kam marrë shumë mesazhe nga ju që mbrëmë deri sot, rreth këngës sime 'Ka momente' që është pjesëmarrëse në Festivalin e 63-të të këngës.

Në pamundësi për t’ju kthyer të gjithëve përgjigje, sepse është mungesa e kohës që nuk mjafton, po e bëj këtë video.

Mbrëmë, siç e patë, kënga ime 'Ka momente', një nga këngët më të pëlqyera, një nga këngët më profesionale, një nga 5 këngët, për mua, më të realizuara të këtij evenimenti, u ndalua padrejtësisht nga juria e këtij festivali.

 

Kjo juri për mua është juria më e dobët dhe më joprofesionale që kam parë deri më sot sepse të mos futësh këngën 'Ka momente' në finale është injorim i ekzistencës si juri, injorim i intelektit dhe i diplomave tuaja miq dhe mikesha të nderuara të jurisë së festivalit.

Ato diploma që keni marrë, unë jua marr dhe jua gris dhe jua hedh atje te vrima e bardhë. Edhe unë diplomën e kam njësoj si ju, por nuk keni të krahasuar ju me mua sepse ju me ose pa dashje, por unë e quaj me dhe e mbroj këtë që po them, keni zbuar të gjithë profesionistët, këngëtarët profesionistë, të marrin pjesë në festival. Ju jeni arsyeja, me vendimet tuaja, që profesionistët e kanë braktisur këtë festival dhe me të drejtë.

Jam shumë i sigurt që Vaçe Zela, Avni Mula, Gaço Çako, Tonin Tërshana e shumë e shumë të tjerë që po na shohin nga lart janë duke qeshur dhe duke lotuar tani. Pse? Sepse ju jeni zhgënjimi më i madh i festivalit, i asaj pasurie që ata lart na e kanë lënë. Nejse, ju heq kryq.

 

Dua të falënderoj përzemërsisht publikun që mbështeti këngën 'Ka momente' që në fillim të konkurrimit të saj dhe sidomos falënderoj me shpirt orkestrën e madhe të RTSH-së, atë orkestër që ka punuar me orë të tëra punë dhe lodhje për realizimin e këtij festivali. Jeni gjëja më e bukur dhe me vlerë, jeni gjëja më e pacenueshme e këtij festivali. Faleminderit që ekzistoni. I love you”, shprehet këngëtari.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndoca: 22/12/2024 16:10

    Ja baj me dijet icti personit, ka nevoj me vjel limona icandej ka paramithia. Meq ka pas eksperienc ka perparsi n perzgjedhjet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur