/ATSH-AFP/ - Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker konfirmoi sot takimin me kryeministrin grek, Aleksis Cipras në përpjekje për të arritur një marrëveshje që mundëson zhbllokimin e një kësti nga kredia jetike për mbijetesën financiare të Greqisë.
"Ka ende probleme për tu zgjidhur në lidhje me të ashtuquajturin rasti grek, që do të na detyrojë të kryejmë takime të ndryshme sot duke përfshrë këtu dhe një takim me kryeministrin grek", njoftoi Juncker gjatë Ditëve Evropiane për Zhvillim në Bruksel.