Juristi 35 vjeçar Oleksiy Honcharuk, zgjidhet Kryeministri i ri i Ukrainës

Juristi 35 vjeçar Oleksiy Honcharuk, zgjidhet Kryeministri i ri i Ukrainës

Ligjvënësit ukrainas miratuan juristin 35 vjeçar Oleksiy Honcharuk si kryeministrin e ri të vendit gjatë seancës së parë të parlamentit që nga zgjedhjet muajin e kaluar.

Honcharuk, që sapo është futur në politikë dhe më parë kishte punuar në zyrën presidenciale, u emërua në 29 gusht nga Presidenti Volodymyr Zelenskiy, një komedian që u bë politikan i cili është zotuar ta "përmbysë sistemin" në politikën e Ukrainës.

Megjithë mungesën e përvojës së tij, ligjvënësit e miratuan me lehtësi emërimin e Honcharuk në postin e kryeministrit me 290 vota pro në parlamentin me 450-vende.

Honcharuk ka qenë në pjesën më të madhe të karrierës së tij avokat, duke u bërë përfundimisht një partner kryesor në një firmë që specializohet në zhvillimin e pasurive të patundshme.

Në vitin 2015, ai drejtoi organizatën joqeveritare të financuar nga BE BRDO që u përqendrua në reforma dhe punoi si këshilltar i Stepan Kubiv, zv / kryeministri e parë në administratën e ish-Presidentit Petro Poroshenko.

Partia e Zelenskiy mori një shumicë të konsiderueshme prej 254 vendesh parlamentare në zgjedhjet e muajit të kaluar për legjislaturën me 450 vende.

Ky mandat i pashembullt pritet t'i japë presidentit Zelenskiy një dorë të lirë për të "goditur sistemin", siç u zotua gjatë fushatës së tij zgjedhore në prill.

Zelenskiy do t’i duhet të merret me gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin e dhunshëm me separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës, të luftojë korrupsionin dhe të fillojë reformat ekonomike në një vend ish-Sovjetik që mbetet një nga më të varfërit në Evropë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë