/ATSH/. - Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka bërë të ditur se Paul Pogba mund të rikthehet për ndeshjen e parë kundër Real Madridit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.
Pogba është drejt rikuperimit të plotë nga demtimi që pësoi në ndeshjen e pare ndaj Borussia Dortmundit.
"Pogba do t'i nenshtrohet edhe njëherë të enjten ekzaminimeve, por mendoj se është rikuperuar dhe do t'i bashkohet ekipit javën e ardhshme", ka deklaruar Allegri per mediat.