KËLCYRË-Policia e Gjirokastrës ka arrestuar këtë të premte 4 persona pasi kanë tentuar të vidhnin një banesë.
Të arrestuarit janë Ervin Kano, 26 vjeç, Ilmi Çaça, 19 vjeç Besjon Liçaj, 24 vjeç dhe Anest Meshini, 19 vjeç të gjithë banues në fshatin Limar, Këlcyrë.
Ndalimi i këtyre personave u bë pasi në orët e para të mëngjesit të datës 23.03.2017, në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë tentuar të vidhnin banesën e shtetases T.K, banuese në fshatin Limar, Këlcyrë.
Gjithashtu gjatë kontrollit në stanin e shtetasit Ervin Kano u gjet një armë zjarri, model 63, si dhe një krehër me një fishek.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Përmet për veprat penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit".
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com