Kënga e fundit në bashkëpunim me Liam Paynen,”For You”, e cila është kolonë zanore e filmit “Fifty Shades Freed” dhe “Anywhere” po kryesojnë listat botërore, shkruan Official Chart.
Kjo ka bërë që këngëtarja që të vlerësohet për suksesin e arritur dhe të konsiderohet si një rikthim i bujshëm i këngëtares sonë.
Pas sukseseve muzikore të viti 2017, albumi i dytë i Ritës do të dalë këtë vit, i cili do të vjen pas më shumë se pesë vjetëve të nxjerrjes në shitje të albumit të parë.
E gjithë kjo pasi që këngëtarja ishte në procedurë gjyqësore rreth shkëputjes së kontratës me kompaninë Roc Nation, të udhëhequr nga Jay-Z.
Por, nëse shenjat e para të suksesit të këngës së re do të mund të thonim se edhe ky vit do të jetë i begatshëm për Orën, mund ta shohim veten pas sjelljes së albumit të dytë.
Ndryshe, 27-vjeçarja është duke punuar në këngë të reja që do të sjell gjatë vitit 2018, të cilat pritet të bëhen edhe hite ndërkombëtare./Telegrafi 
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com











