Ka nisur vaksinimi i qytetarëve mbi 18 vjeç, mbi 4 mijë aplikime vetëm në Fier

Ka nisur vaksinimi i qytetarëve mbi 18 vjeç, mbi 4 mijë aplikime vetëm në Fier

Një i ri që po merr vaksinën

Sot dhe nesër janë dy ditët e hapura ku qytetarët mbi 18 vjeç mund të marrin vaksinën anti-COVID nëpërmjet aplikimit në e-Albania. Drejtori i Shërbimit Parësor, Ervin Hoxha tha për Report Tv se vetëm në Qarkun e Fierit ka pasur mbi 4 mijë aplikime.

Sipas tij, ka pasur një interesim të shtuar të të gjitha moshave që përfshihen në këtë fashë. Ndër të tjera Hoxha bëri me dije se po përdorin vaksinën Sinovac dhe se ka në dispozicion sasi të mjaftueshme për të gjithë qytetarët që duan të vaksinohen.

“Data 29 dhe 30 janë ditët e hapura të vaksinimit që ëshët  praktikë që ndiqet edhe në vendet e tjera të Europës. Vaksinimi do të vazhdojë nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të darkës non-stop për gjitha moshat qëjanë mbi 18 vjeç, pasi kanë aplikuar në e-Albania, ose nga kontakti me mjekun e familjes ose të paraqiten në pikën e vaksinimit me kartën e identitetit. Aktualisht në Fier kanë aplikuar rreth 4 mijë vetë që dëshirojnë të bëjnë vaksinimin, në të gjithë Qarkun Fier.

Ka pasur të rinj. Sapo iku një djal që ishte 20 vjeç. Ka një interes të shtuar të popullatës, por pretendojmë që të ketë një fluks më të madh në orët e pasdites, pasi janë persona që janë në punë dhe orari pas orës 4 i favorizon.

Aktualisht ne jemi duke aplikuar Sinovac. Nuk ka asnëj prolem me sasinë e vaksinave. Vaksinimi ka shkuar normalisht nuk kemi pasur efekte anësore, nuk kemi pasur problematika”, tha Hoxha për Report Tv.


Lajmi kryesor:

Dy ditë të hapura për vaksinimin anti-COVID për qytetarët mbi 18 vjeç! Të rinjtë: Ndihemi më të mbrojtur dhe mund të udhëtojmë lirisht


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy