Kafeneve u 'vihet' dryni! Pronarët kreativ në mesazhet për klientët (VIDEO)

TIRANË- Kafetë nga sot do duhet t'i pini në shtëpi, nën shoqërinë e familjarëve dhe jo miqve, apo personave të panjohur që i keni pasur ngjitur në tavolinë.

Një masë kjo e domosdoshme që është marrë nga qeveria, në "kohën" e koronavirusit, nisur edhe nga fakti se pavarësisht thirrjeve për të qëndruar në shtëpi, qytetarët nuk u bindën duke i mbushur plot e përplot, si një ditë të zakonshme.

Kafenetë në të gjithë vendin janë drejt mbylljeve, teksa pronarët e lokaleve kanë vendosur edhe njoftime me mesazhe nga më të ndryshmet për klientët e tyre, ku emërues të përbashkët kanë ftesën për bashkëpunim  për të triumfuar në këtë betejë më armikun e padukshëm.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:09
Lokali mbyllet! Shkodrani afishon mesazhin më të bukur për klientët: Ju rrokaputhim nga larg

1584018652_shkoder.JPG

Në Shkodër, lokalet nisin ndërgjegjësimin. Pjesa më e madhe e tyre është mbyllur për shkak të koronavirusit. Në dyert e lokaleve janë vendosur edhe disa mesazhe për klientët, siç është rasti i një prej ku ndër të tjera shkruhet: Të mos tregohemi kryefortë, të mos tregohemi sa më shumë, për të mirën tonë, të familjarëve dhe të moshës së tretë që kemi në shtëpitë tona. Janë veç dy javë (shpresojmë jo më shumë) dhe do jetë ditë pushimi në shtëpitë tona afër familjeve, po ku ka më bukur! Ju rrokaputhim nga larg dhe ju urojmë sa më shumë shëndet, edhe kur të mbarojë kjo situatë, urojmë që të rrini kaq shumë me familjarët tuaj siç po rrini në terren.

Ora 08:46
Vlonjatët pinë kafen e mëngjesit në shtëpi, mbyllen lokalet (VIDEO)

Vlora i është "bindur" urdhrit të lëshuar ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama, duke mbyllur ditën e sotme të gjitha baret dhe restorantet.

Qytetarët e Vlorës do të pinë kafen e mëngjesit në shtëpi, si një masë parandaluese për t'u mbrojtur nga koronavirusi. Në dyert e lokaleve janë vendosur një njoftim, ku lajmërojnë qytetarët se do të qëndrojnë të mbyllur minimumi për dy javë, në varësi të situatës.

"Për shkak të situatës aktuale në lidhje me koronavirusin i njoftojmë klientët tanë, mbyllim lokalin të paktën deri në dy javë, por do e shikojmë në varësi të situatës. Duhet ta kalojmë të gjithë bashkë situatën duke kontribuuar. Ju faleminderit!", është mesazhi i një pronari lokali për klientët e tij. 

1583999922_vlora001.jpg

Foto sot në Vlorë
B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës