Kafja e Madhe e Shkodrës “fut në
sherr” Ramën dhe Voltana Ademin

Rikthehet sërish debati në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetares së bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.
 
Pas sherrit për ndarjen e buxhetit dhe për garazhet para stadiumit, që Voltana Ademi refuzoi që të shembë, sot kryeministri Rama përmes një statusi në faqen e tij në Facebook e bën përgjegjëse për pengimin e nisjes së punimeve për Kafen e Madhe të Shkodrës.
 
Sipas kryeministrit Rama ka 7 muaj që qeveria ka miratuar projektin që rilind Kafen e Madhe të Shkodrës, por punimet nuk janë lejuar që të nisin nga bashkia.
 
"Ka 7 muaj qe qeveria ka miratuar projektin që rilind Kafen e Madhe të Shkodrës. Dikush ta pyesë Voltanën pse nuk e lejon nisjen e punimeve?!" shkruan kreu i qeverisë shqiptare.
 
Pas statusit të Ramës ka reaguar kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi e cila shprehet se një investim i tillë është i mirëpritur, por Ministria e Kulturës duhet të aplikojë për leje.
 
Gjithashtu, Voltana Ademi thotë se dikush duhet ta pyesë Ramën mos fondet për “Kafen e Madhe” i kanë shkuar Bashkisë së Kavajës?
 
Statusi i Voltana Ademit
Dikush t’i thojë Edi Ramës se e kanë informuar gabim!
 
Dikush ta pyesë mos fondet për “Kafen e Madhe” i kanë shkuar Bashkisë së Kavajës?
 
Për të qenë transparent dhe të vërtetë me publikun, bëj me dije se në lidhje me projektin për “Kafen e Madhe” Bashkia Shkodër ka marrë vetëm një njoftim nga Ministria e Kulturës për miratimin e kërkesës mbi azhornimin e projektit “Kafja e Madhe Shkodër”.
 
Gjithnjë për të qenë transparent publikoj të vetmin komunikim që kemi pasur nga Ministria e Kulturës.
 
Hapi i radhës është që subjekti të aplikojë për leje. Në Bashkinë Shkodër nuk ka mbërritur asnjë aplikim për leje.
 
Bashkia Shkodër dhe të gjithë qytetarët e Shkodrës mirëpresin çdo investim për “Kafen e Madhe”, që në Shkodër është një simbol. Bashkia Shkodër është e gatshme të japë lejen për këtë investim.
 
Rama po na thotë që Bashkia nuk jep leje, ndërkohë që ai nuk ka aplikuar për leje! Mirëse të vini për të marrë lejen!





[gallery]21276[/gallery]

Pamja aktualisht e Kafes së Madhe në Shkodër dhe projekti si do të bëhet

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen