KAKAVIJE- Një person është arrestuar në pikën e kalimit kufitar, pasi gjatë kontrollit në xhepat e pantallonave kishte fshehur dy qese me kanabis.
 
Nga specialistët e seksionit Kundër Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Emiliano Çuko, 30 vjeç, banues në Lushnje.
 
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datë 14.02.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije nga kontrolli personal i ushtruar i këtij shtetasi nga punonjësit e policisë kufitare, në xhepin e pantallonave iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale  2 qese  me lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit Canabis Sattiva me peshe totale 50 gram
” thuhet në deklaratën e policisë.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokaster për hetim të mëtejshëm në ngarkim të shtetasit të mësipërm, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” parashikuar nga neni 283  i Kodit Penal.


dy.b/shqiptarja.com