Kakavijë, grekët sekuestrojnë
1 ton kanabis, shoferi arratiset

KAKAVIJE-Një ton kanabis është sekuestruar gjatë natës në pikën kufitare në pjesën greke të kufirit, pasi kishte kaluar kontrollin në doganën shqiptare.
 
Kanabisi ishte vendosur në një kamion frigoriferik me targa shqiptare, ndërsa drejtuesi është arratisur.
 
Kjo është sasia më e madhe e sekuestruar në kufirin mes dy vendeve, ndërsa zbulimi është bërë rastësisht, pasi doganieri kërkoi një kontroll rutinë.
 
Në momentin që nisi kontrolli i kamionit, shoferi u arratis duke u fshehur në kufirin e gjelbër drejt Shqipërisë.
 
Policia greke në bashkëpunim me atë shqiptare kanë nisur operacionin për arrestimin e shoferit që po transportonte kanabisin.
 
Kujtojmë që dje në portin e Patrës u sekuestruan 370 kilogramë kanabis, ndërsa drejtues të bandës sipas mediave greke janë disa shqiptarë.


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Bora në Kukës, akset nacionale të kalueshme me zinxhirë! Pa drita disa fshatra në zonat e thella

Bora në Kukës, akset nacionale të kalueshme me zinxhirë! Pa drita disa fshatra në zonat e thella