Kakavijë-Një 47-vjeçar është vënë nën hetim nga policia, pasi ka tentuar të dalë nga Shqipëria me 16 110 euro, 62 200 lekë dhe 860 paund, të padeklaruara.
Policia njofton se paratë u gjetën gjatë kontrollit që u krye në çantën e 47 vjeçarit me inicialet N. L, banues në Shkodër.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit N. L., ku iu gjetën 14 500 euro, 62 200 lekë dhe 860 paund, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.