Kalaj-Rulit: S'kam ardhur të më
shikoni nga këpucët,por për OSSH

Kalaj-Rulit: S'kam ardhur të më<br />shikoni nga këpucët,por për OSSH
TIRANE-Detaje të reja zbulohen nga procesi i privatizimit të ÇEZ për mënyrën sesi Nuel Kalaj bënte rolin e sekserit.

Në një dokument të vitit 2006 që iu vu sot në dispozicion komisionit hetimor parlamentar për CEZ, zbardhet dialogu që Kalaj ka bërë me ministrin e Energjitikës të asaj kohe, Genc Ruli.

Për shkak se Ruli ishte skeptik për privatizimin e OSSH, me rekomandimin e Berishës shkon Nuel Kalaj të diskutojë. Interesant është momenti sesi prezantohet Kalaj tek ministri Ruli.
“Nuk kam ardhur të më shikoni nga këpucët, por për privatizim”, i tha Kalaj-Rulit.

Nuel Kalaj biznesmeni nga Prizreni, mik i Shkëlzen Berishës dhe që jeton në Francë, ka pasur një rol kyç në privatizimin e OSHEE-së tek CEZ.

Report Tv zbardh detaje të reja nga afera e privatizimit të OSSH nga CEZ Group.

Pas dështimt të negociatave me qeverinë Nano, shqiptari i Maqedonisë Hamza Merxhani, zëvëndësohet nga Nuel Kalaj.

Sipas dokumenteve të administruara nga komisioni hetimor që Report Tv ka siguruar, Nuel Kalaj në mesin e vitit 2006 lidhi kontratë me CEZ-in për të lobuar për privatizimin e OSSH-së. Në vjeshtën e vitit 2006 ai pas rreth 100 telefonatash i paraqet ish-kryeministrit Berisha ofertën e tij.

Berisha e delegon tek Genc Ruli, ministër i Energjitikës, i cili siç faktohet nga emailet e Kalajt nuk ka qenë skeptik për këtë privatizimi pasi më herët kishte nisur tratativat me ENEL-in italian. Sipas dokumentave, ndryshe nga pritshmëritë e Kalajt takimi ka qenë i ftohtë gjë që e ka revoltuar këtë të fundit.

“Zoti ministër, nuk kam ardhur këtu të më shikoni nga këpucët, por të diskutojmë mundësinë e privatizimit të OSSH nga CEZ Group, sipas rekomandimit të kryeministrit”, mësohet të ketë thënë sekseri Kalaj.

Qëndrimi i Rulit ka detyruar kosovarin me nënshtetësi franceze, Kalaj të kërkojë ballafaqim me ministrin në prani të vetë Berishës. Ish-kryeministri konfirmon që do të jetë CEZ ai që do të bëjë privatizimin dhe jo ENEL.

Për këtë detyrë gjatë 2010-s, Nuel Kalaj merr 306 milion euro të cilave ua ndryshon destinacionin në vitin 2011.  Gjatë qëndrimit ët çekëve në Shqipëri ai krijoi disa firma, sipas shkresave të komisionit hetimor për të ofruar shërbime tek CEZ.

ruli kalaj
(Dokumenti qe u paraqit sot ne Komisionin Hetimor)

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale