LEZHË- Kalaja Mesjetare e Lezhës do ofrojë një pamje tjetër gjatë natës. Projekt që ka hyrë në fazën përfundimtare parashikon rizhvillimin energjetik dhe artistik me vëmendje të veçantë për elementet identifikuese të kalasë së Lezhës.
Kryesisht do të jetë në vëmendje ndriçimi i mureve të jashtme dhe i objekteve të brendshme me vlera arkitektonike, si dhe hyrja e kalasë.
Duke pasur parasysh madhështinë dhe rëndësinë historike të këtij fortifikimi, projekti parashikon një metode precize për pozicionimin e pajisjeve të ndriçimit, të përbashkët për shumicën e fortifikimeve të përfshira në ndërhyrje si në Shkodër, Berat, Gjirokastër.
Kryeministri Edi Rama ndau foto nga puna që ka nisur në këtë kala, teksa shprehet se,
“Pas kalasë së Gjirokastrës, Beratit, Shkodrës e Krujës ka nisur puna edhe në kalanë mesjetare të Lezhës për të rifituar shkëlqimin që meriton ky monument me vlera të rralla”.
Ndriçimi i mureve të jashtme, i objekteve të brendshme me vlera arkitektonike, por edhe hyrjes së kalasë, dëshmitare e ngjarjeve të rëndësishme historike do të rifitojnë madhështinë dhe vëmendjen që meriton ky monument me vlera të rralla.
Projekti i mbështetur nga Ministria e Kulturës, parashikon rizhvillimin energjetik dhe artistik me fokus të veçantë në elementet identifikuese të kalasë së Lezhës, duke e bërë atë edhe më terheqëse për vizitorët.
Pozicioni i ndriçuesve është ideuar për të lejuar që vëllimet e parashikuara të gjenerojnë hije të qarta që e bëjnë tre-dimensionalen e mureve më të dukshme edhe në distanca të mëdha. Kjo ndërhyrje bashkekohore vjen falë mbështetjes së Ministrise së Kulturës.
Kalaja e Lezhës konsiderohet simbol i arkitekturës ushtarake të vonë romake, bizantine e osmane, ndërsa ka pësuar dëmtime në mënyrë të vazhdueshme.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
7.9%
-
Pak
81.6%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 522
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Prezantimi i programit nga Rama, Gaz Bardhi: Pranoi që plani i PD është i realizueshëm, duhet vetëm një qeveri e re
29 Mars, 14:50
-
Berisha e quajti bufin simbol të mençurisë nga Greqia dhe Roma e lashtë, Rama e ironizon: Ai s’ka lidhje me kënetën, po ky u ka rënë për hise shqiptarëve si peshqesh nga komunizmi
29 Mars, 14:02
-
E plotë/ Edi Rama: Ja programi i PS për mandatin e 4! Më 11 maj votë masive për integrimin në BE
29 Mars, 13:26
-
Mandati 4/ PS premton 700 km rrugë të reja, ‘rijetësim’ i linjave hekurudhore! Më 8 maj fluturimi ‘pagëzues’ i pistës së aeroportit të Vlorës (Të gjitha projektet)
29 Mars, 12:11
-
FOTOLAJM/ ‘Voto numrin 5 në 11 maj’, Rama: Forca e duhur për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtaren më të re të BE-së
29 Mars, 10:38
-
'Hero kur je me mua, tradhtar e i shitur kur më del përballë'- Rama me të rinjtë e FRPD-së, thumbon Berishën: Mendësi banale, karakteristikë e PD-së
29 Mars, 09:37
-
'U hoq nga puna se ishte me PD!' Të rinjtë e FRPD-së Vlorë tregojnë persekutimin politik, Rama: Më vjen turp! Në Tiranë e hoqëm flamë, tani në qytete!
29 Mars, 09:13
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama: Nga janari 2026, paga mininale 500 euro, pensioni mesatar 400! Risia e programit të PS: 'Paqe fiskale' me biznesin për 3 vite
29 Mars, 07:52
-
Fronëzohet Kryepeshkopi Joan: Do forcoj unitetin e Kishës, mos braktisini vendin! Të pranishëm qindra besimtarë e krerët e shtetit! Greqia sjell 2 ministra
29 Mars, 07:17
-
'Nuk jam rrugaç t’i bie derës me shkelm për Saliun', qytetari-Ramës: Po ta bëja, do isha si Talo Çela që e kam komshi
29 Mars, 00:01
-
VIDEO/ 'O Braçe ku je', Rama batuta nga Njësia 5! Deputeti i 'ankohet': Shiko ndonjëherë Instagramin tim, s'bëhet qameti, ty të shohim që në mëngjes
28 Mars, 22:20
-
SHBA u rikthye/ Berisha 'shpall zyrtarisht' se do shpërbëjë SPAK nëse vjen në pushtet: Armë në dorën e Ramës! Në krah të tij Gjin Gjoni
28 Mars, 21:02
Pas Lezhes te ndricohen dhe te vendoset flamuri shqiperise ne 3 keshtjella ne Kep RODONI , ne Kalane Sebastea-Latium dhe keshtjellen e Daula-s ne veri lindje , po ashtu nje Harte moderne e kulteve antike do jepte zhvillim ne turizem ! Besoj lezha vetem lezha mund te kete 1-3 Milion turiste historik pra (tetor -mars) pa llogaritur qe kjo zone ka numrin me te madh te pushuesve ne adriatik gjate veres pra zona me e zhvilluar ne veri te shqiperise ne turizem bregdetar ! Po ashtu duhet nje linje treni , Rinas - Milot -Lezhe - Shengjin nje degezim ne plazh do ulte 80% trafikun po ashtu duhet nje linje degezim hekurudhor per ne Tale beach ne Lezhe lagje shengjini! Besoj ne 2025 mbi 1-2 mil turist do ti kete vetem lezha
Përgjigju