Kaloi 47 vite në burg dhe në fund doli i pafajshëm, gjykata në Japoni dëmshpërblen me mbi 1 milion euro ish-boksierin

Kaloi 47 vite në burg dhe në fund doli i pafajshëm, gjykata në Japoni dëmshpërblen me mbi 1 milion euro ish-boksierin

Iwao Hakamada

Një boksier që ka kaluar më shumë se gjysmën e jetës së tij në dhomën e ekzekutimit është dëmshpërblyer me pak më shumë se një milion euro nga një gjykatë japoneze. Historia e jashtëzakonshme e Iwao Hakamada doli në dritë në fund të vitit 2024, kur procesi i rishikimit për një masakër të ndodhur në vitin 1966 përfundoi me shpalljen e tij të pafajshëm. Tani, në moshën 89-vjeçare dhe me aftësi të kufizuara njohëse, ai ka marrë një kompensim prej 217 milionë jenësh për gati gjysmë shekulli burgim të padrejtë – shuma më e lartë e dëmshpërblimit penal e dhënë ndonjëherë në Japoni.

Kërkesa për kompensim u paraqit në gjykatë në janar, pasi pafajësia e Hakamadës u konfirmua përfundimisht tetorin e kaluar, duke shënuar fundin e një beteje disadekadëshe të ndërmarrë nga familja e tij. Sipas Ligjit Japonez për Dëmshpërblimin Penal, një person i shpallur i pafajshëm ka të drejtë të marrë deri në 12.500 jenë për çdo ditë burgimi. Gjykata përcakton shumën e kompensimit bazuar në faktorë si koha e kaluar në paraburgim dhe të ardhurat e mundshme që ai do të kishte siguruar. Avokatët e Hakamadës kërkuan shumën maksimale, duke argumentuar se "dëmi i pësuar, si fizikisht ashtu edhe mendërisht, ishte i pallogaritshëm dhe se ai ka jetuar nën frikën e ekzekutimit".

Hakamada, një ish-boksier profesionist që punonte në një fabrikë, u arrestua me akuzën se kishte vrarë drejtorin e përgjithshëm të kompanisë, bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e tyre. Ai u dënua me vdekje nga Gjykata e Shizuokës në shtator të vitit 1968, dhe vendimi u bë përfundimtar nga Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit 1980.

Pasi kaloi 47 vjet e shtatë muaj pas hekurave, ai u lirua në mars të vitit 2014, pasi prova të reja hodhën dyshime mbi dënimin e tij, duke çuar në nisjen e një procesi të rishikimit gjyqësor.

Në vendimin e pafajësisë në shtator të vitit të kaluar, Gjykata e Shizuokës konstatoi se hetuesit kishin falsifikuar provat. Prokurorët vendosën të mos apelonin. Hakamada është njohur nga Guinness World Records si personi që ka kaluar më shumë kohë në pritje të ekzekutimit në gjithë botën.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit