Pas gati dy muajsh slloveni Iliçiç është rikthyer sot në Itali për t’u stërvitur me Atalanta-n. Sulmuesi mungonte prej kohësh pasi ishte larguar në vendlindjen për t’i bërë një suprizë gruas, por në të vërtetë ishte kjo e fundit që e surprizoi.
Futbollisti e kuptoi se ajo e tradhtonte dhe që prej atij moment kaloi në depresion. Madje si pasojë ai humbi edhe ndeshjen më të rëndësishme të karrierës, pasi mungoi në Atalanta-Paris SG të vlefshme për çerekfinalet e Champions League.
Që prej këtij moment federata sllovene e futbollit i ofroi asistencë me psikologë dhe fatmirësisht duket se futbollisti e ka kaluar këtë situatë të vështirë.
Në qendrën stërvitore të Atalanta-s ai është ndeshur me një suprizë të bukur, pasi tifozët e kanë pritur me pankarta të cilat tregonin mbështetje për të. Tani të gjithë shpresojnë që Iliçiç të të jetë i njëjti në fushën e lojës dhe t’i dhurojë gëzim të gjithëve.