Kaloi vettingun, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin për Anita Jellën: Nuk arrin nivelin e besueshmërisë

Komisioneri publik ka mbështetur rekomandimin e ndërkombëtarëve të OMN për ankimin e vendimit të KPK për drejtuesen e Prokurorisë Durrës, Anita Jella. Komisioneri publik shprehet se Jella nuk arrin nivelin e duhur të besueshëmrisë për konfirmimin në detyrë dhe për këtë kërkon shkarkimin e saj. Anita Jella kaloi fazën e parë të vettingut më 10 dhjetor 2019, por duket se ky vendim nuk bindi as OMN dhe as Komisionerin publik, i cili ka kërkuar rrëzimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që vendosi konfirmimin e saj në detyre dhe kalimin të tre kriteve të rivlerësimit.

'Nisur nga parashikimi i nenit 179/b, pika 5, të Kushtetutës dhe aneksit të saj, konsiderojmë se, ndryshe nga sa disponon Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për të tria kriteret e rivlerësimit, referuar gjendjes së fakteve dhe provave, në rastin konkret dhe të ligjit të zbatueshëm, Komisioneri Publik ndan gjykim të kundërt, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë. Komisioneri Publik, pasi vlerësoi të drejtë dhe ndan të njëjtin qëndrim me rekomandimin e ONM-së, gjetjen dhe opinionin e vëzhguesit ndërkombëtar, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të mundësojë trajtimin e këtij ankimi me prioritet në kohë, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 221, datë 10.12.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Anita Jella", shkruhet në kërkesën e Komisionerit Publik për ankimim të Anita Jellës.

Drejtuesja e Prokurorisë Durrës,  Anita Jella, e cila kandidon për një vend në Prokurorinë e Posaçme SPAK, pritet të marrë vendimin për rikonfirmim në detyrë apo jo në fazën e dytë të vettingut nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.

Anita Jella ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002. Ajo e ka filluar karrierën si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007. Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit, ku e ushtron funksionin prej 10 vitesh. Më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua përkohësisht drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.

I.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ndalohen filmat shqiptarë të prodhuar gjatë periudhës komuniste?



×

Lajmi i fundit

John

Përgjimet e “Vigjëlentit” për të internuarit e Zvërnecit/ Dokumentet e Sigurimit: Xhaviti tha se Pilo Peristeri e ka ndarë kot gruan, mori një tjetër 20 vjet më të re, motrën e…