KARABURUN- Klithmat e thirrjes për ndihmës të një telefonate në një nga redaksitë e televizioneve, trazoi zemrat e shqiptarëve mbrëmjen mes 9 dhe 10 janarit. Një zë i fortë burri kërkonte ndihmë, ndërsa bashkëudhëtarët në gomonen e tij humbisnin një e nga një, në ujrat e trazuara të Jonit të asaj nate. Duhej paguar një çmim i rëndë për të bekuar ëndrrat e gjithsecilit në atë fillim viti të 2004-ës. Kosto e lartë për njerëz të pafat që shpresën e kishin humbur, dhe iluzionet i kishin përtej atyre miljeve që duhet të përshkruanin atë natë. Magjia e asaj telefonate të beftë e kishte dhënë efektin e saj. Ndjeshmëria njerëzore me minutat që shkonin, pasohej me shpirtra që zhdukeshin për të mos u kthyer më kurrë. Deti i trazuar, me dallgë që shkonin 5-6 ballë nuk mund të trembte forcën me të cilën kishin ëndërruar, 36 personat që u nisën nga gjiri i Palasës në Vlorë. Mbase thjesht nuk mund ti ndalte, por jo të mos i fundoste diku në jug të kepit të Karaburunit.
Një shoqëri e mësuar në ato kohë me lajme të kobshme shqiptarësh të humbur në ujrat e Jonit dhe Adriatikut, po përjetonte tragjedinë e rradhës. Por këtë herë përmasat e ngjarjes ishin vërtet tronditëse. Nga 36 personat e nisur nga Vlora do arrinin të mbijetonin pak. Shumë pak njerëz. Vetëm gjashtë nga ata që kishin paguar për shkuar përtej detit, së bashku me tre drejtuesit e gomones do të ishin të vetmit të mbijetuar të asaj që të gjithë e kujtojmë si “Tragjedia e Karaburunit”. Të 28 udhëtarët e tjerë, kryesisht nga zona e Shkodrës, humbën jetën. Qeveria shqiptare kishte humbur një nga betejat më rrënqethëse me krimin. Për ironi me zhvillimet e kohës, në mes të vitit 2003, dy ish –kryeministrat e Shqipërisë dhe Italisë kishin djegur një gomone, në simbol të luftës kundër krimit. Tymi i zi i shkatërrimit të asaj gomoneje që u bë simbol, kishte ndotur dhe turbulluar akoma më shumë realitetin e atyre viteve në Shqipëri.
Telefonatat e shumta që shkonin drejt celularëve të bllokuar nga furia e thirrjeve, mbytej nga alarme që njoftonin se një tjetër gomone e mbushur me drogë ishte nisur drejt brigjeve të Italisë duke shfrytëzuar ngjarjen. I vetmi aleat që qytetarët kishin në ato orë ankthi dhe dhembjeje, ishte media. Pasqyrimet maratonë, mes thëniesh dhe kundërthëniesh, që vinin minutë pas minuti, njohën shqiptarët me një aleat thuajse të panjohur më parë në kulturën tonë të informacionit. Do të ishin helikoptertët e NATOS-s ata që do të dallonin gomonen e tragjedisë mëngjesin e 10 janarit. Orët që pasuan e spostuan ngjarjen në portin ushtarak të Sazanit, ku kishin filluar të ndahehsin veç të vdekurit dhe veç të mbijetuarit. Në Vlorë, 20 kilometra larg vendit ku ishin grumbulluar trupat, familjarët e viktimave kishin nisur lutjet. Të gjithë shpresonin vetëm që djemtë dhe vajzat e tyre, të paktën të mos ishin pjesë e listës së të humburve, trupave të pajetë që nuk janë gjetur sot e kësaj dite.
Tragjedia e 9 janarit ka çuar pas hekurave 5 autotër dhe u shoqërua me një sërë ligjesh, masash për të gjithë ata që do të tentonin të kalonin kufirin. Por më shumë se gjithçka kjo tragjedi shërbeu për të kuptuar çmimin e vërtetë të jetës. Netë të tmerrshme dhe luftë me vdekjen, për të gjithë ata që provuan që të realizojnë ëndrrat e tyre duke ja besuar jetët e tyre njerëzve që s’mundeshin ti ofronin më shumë se sa një udhëtim me gomone. Shpesh herë fati luan me jetët dhe dëshirat e atyre që janë më të guximshëm. Por këtë herë fati i goditi ata që ëndrrat i kishin kthyer në mënyrë jetese, në forcë për të besuar se mund të bëhet më mirë.
Shkrimi u publikua sot (10.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com