TIRANE-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë dy prokurorë, Eloida Goxhi dhe Adnan Kosova. Eloida Goxhi është prokurore dhe drejtuese në prokurorinë pranë gjykatës së Shkallës së Parë në Berat. Eloida Goxhi, në vitin 2010 ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe e ka nisur fillimisht detyrën e saj në Prokurorinë e Durrësit, ndërsa në vitin 2010 ajo është emëruar në Prokurorinë e Beratit, ku aktualisht mban akoma pozicionin si drejtuese e prokurorisë në këtë qytet. Vettingu per Goxhajn është bërë në të tre kriteret e vlerësimit, pasuri integritet moral e profesional.
Mbi bazën e raportit të ILDKPI-së rezulton se prokurorja Goxhi nuk ka fshehur pasurinë, duke bërë deklarim të saktë burimeve financiare në formularin e vetëdeklarimit. Nga vlerësimi hetimor bëhet e ditur se Goxhi ka investuar bono thesari me vlere 1.2 ml leke në një bankë të nivelit të dytë. Po ashtu edhe në një tjetër banke me vlerë 1 mln lekë.Prokurorja ka patur të ardhura per pasurine ne likujditete prej 2.7 mln leke investime ne bono dhe llogari rroge. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka deklaruar se nga raporti DSIK subjekti Eloida Goxhi është e përshtatshme për të vazhduar detyrën.
Gjithashtu sot është konfirmuar në detyrë edhe prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Kosova. Hetimi për Kosovën është kryer në të tria kriteret e vlerësimit, atë pasuror, integritetin moral dhe atë profesional duke rezultuar pa probleme. Për kriterin e pasurisë, ILDKPKI, ka dorëzuar një raport me konstatimin se deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Kosova ka deklaruar pasuritë; apartament 93 metra katror blerë për 19.6 mijë dollarë amerikanë në vitin 1998, makinë në vlerën e 11 mijë eurove, ndërsa si burim të ardhurash për apartamentin ka vendosur të ardhurat nga paga e punës si të tij pedagog, dhe shitja e një tjetër apartamenti në Korçë.
Prokurorit iu kalua barra e provës, për mungesën e të ardhurave në vitin 1998. Subjekti kërkoi edhe marrjen e disa dëshmive në lidhje më këtë problem. DSIK ka dorëzuar një raport me konstatimin se, prokurori ka plotësuar saktë formularim dhe nuk ka informacione se ka lidhje me persona të inkriminuar, duke konstatuar përshtatshmërinë në detyrë. Për aftësitë profesionale, komisioni ka analizuar raportin e Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas raportit, ka rezultuar se prokurori kryen saktë detyrën e tij, ndërsa sot u konfirmua në detyrë.