Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë për 8 personat të cilët ranë në pranga tre ditë më parë pasi akuzohen për kalimin e paligjshëm të klandestinëve që vinin nga Siria, Turqia dhe Iraku drejt vendeve të BE.
Mësohet se për 5 prej tyre është dhënë masa e sigurisë 'arrest me burg', ndërsa tre të tjerët janë lënë në detyrim paraqitje.
Gazetari i Report tv Aldo Kozarja raporton se në detyrim paraqitje janë lënë A.Z., 32 vjeç, dhe K.M. ndërsa janë lënë në arrest me burg E. M., F. S., D. Q., R. H dhe shtetasi turk U.Ç 39.
Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin, vepronin si grup kriminal, duke organizuar transportin e klandestinëve te huaj nga Kufiri i Gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Mal të Zi.
Sipas policisë, klandestinet paguanin shuma të konsiderueshme eurosh tek organizatori i këtij trafiku