Kur ajo lindi fëmijën e saj të dytë, konsumoi placentën e saj të bërë lëng. Në një intervistë me Dr. Berlin’s Informed Pregnancy, Hilary Duff zbuloi se piu placentën e saj të bërë lëng pasi solli në jetë Banks Violet Blair.
“Lëngu më i mirë që ka pirë ndonjëherë... s’kam pirë lëng më të shijshëm që kur isha dhjetë vjeçe. Ishte një lëng frutash me shumë kalori dhe gjëra të shijshme,”- u shpreh Duff.
Por nuk mbaron me kaq, shkruan "The Cut". Hilary rrëfeu se pjesën tjetër të placentës e ktheu në kuba akulli që të mund t’i përdorë në lëngje të tjera. Një sërë studimesh mbështesin idenë se gratë nuk duhet t’i konsumojnë placentat e tyre, por kjo nuk ju duk e arsyeshme aktores.