'Kam studio ligjore', Arjan Ndoja zyrtarisht në hetim nga Prokuroria e Përgjithshme

TIRANË -  Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, prej ditës së djeshme ka nisur verifikimet pas deklaratës për median A2News të prokurorit Arjan Ndoja, se dosjet e gjetura në makinën e tij pas atentatit, janë të studios së tij ligjore, një fakt ky që nëse vërtetohet përbën shkelje të ligjit "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë" (pra që prokurori të ketë edhe studio ligjore). Në një reagim për mediat, prokuroria e Përgjithshme i përgjigjet kërkesës që Këshilli i Lartë i Prokurorisë i nisi sot zonjës Marku për të nisur hetimet, reagim që në fakt zbulon se verifikimet ndaj Ndojës, Prokuroria e Përgjithshme i ka nisur që ditën e djeshme.

"Prokurori i  Përgjithshëm  znj. Arta Marku prej ditës së djeshme  dt 05.11.2019  ka filluar verifikimin e fakteve të bëra publike në rastin e prokurorit Arjan Ndoja. Verifikimet konsistojnë  në mbledhjen e të dhënave  për shkeljen e rregullave të papajtueshmërisë  me funksionin e magjistratit, parashikuar në nenin 103 shkronja “a” të ligjit 96/2016  “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve  në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë. 

Më herët, ditën e sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë i kërkoi Prokurores ë Përgjithshme, Arta Marku të nisë hetimin disiplinor ndaj prokurorit Arjan Ndoja, për faktin që ky i fundit, i plagosur në atentat 5 ditë më parë, i cili deklaroi dje në media se drejton edhe një studio ligjore ku ofron konsulencë për cështje të ndryshme. Kjo bie ndesh me ligjin - thotë kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, duke ju referuar ligjit "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Në kushtet kur ende nuk është krijuar  Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë që do të merret me hetimet ndaj prokurorëve e gjyqtarëve, hetimin disiplinor ndaj prokurorit Arjan Ndoja, e ka në dorë Prokuroria e Përgjithshme. 

Por përse e bëri dje këtë deklaratë prokurori Ndoja?!

Ai ju përgjigj interesit të mediave, në lidhje me disa dosje që u gjetën në makinën e tij nga ekzaminimi pas atentatit. Ndoja tha se ato nuk janë dosje të prokurorisë, siç u hodhën dyshime se mund të ishin dosje për çështje pronash nga ato që u vodhën në prokurorinë e Durrësit në vitin 2018, por tha se ishin dosje të studios ligjore që ai drejton. Edhe bashkëshortja e tij ka një studio avokatie, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtën studio që mund të kenë bashkarish burrë e grua. KLP kërkon të faktohet nëse prokurori Arjan Ndoja e ka këtë studio ligjore, e cila do të përbënte shkelje, por edhe në rastin që mund të jetë e bashkëshortes së tij, mund të ketë element të konfliktit të interesit.

Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno, zbuloi mbrëmë në emisionin "Repolitix" në Report Tv, se pikërisht studio e avokatisë së bashkëshortes së prokurorit Ndoja ka mbrojtur në një proces gjyqësor një të moshuar, pas të cilit dyshohet të fshihet Landi Muharremi, ku i ka kaluar në pronësi 45 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit, që Bashkia e Durrësit në këtë proces, pretendonte se ishte shtetërore. Pra, bashkëshortja e prokurorit ka fituar në gjyqin që i mori nga duart tokën që shteti i dha biznesmenit libanez për të ndërtuar resort në Gjirin e Lalzit, dhe më pas i moshuari Pal Seçuni mësohet t'ia ketë shitur Muharremajve nga Sukthi - Ndërkohë prokurori Arjan Ndoja, 5 ditë më parë, ndodhej në makinën e tij me Landi Muharremin, njohur si i 'forti i Sukthit' me nofkën Rrumi, me precedentë të mëparshëm penalë, dhe i dyshuar (por asnjëherë i faktuar) si një nga personat që mund të fshihej pas dhunimit të biznesmenit Faad Mitri, ngjarje që e detyroi atë të heqë dorë nga investimi në Lalz dhe të largohet nga Shqipëria.

Pika ç e nenit 6 për "Papajtueshmëritë me funksionin e magjistratit" thotë se magjistratit i ndalohet: "të zotërojë në mënyrë pasive aksione ose pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare, në të cilën veprimtaria e magjistratit është e ndaluar, për shkak se mund të ndikojë në pavarësinë e magjistratit, krijon konflikt interesi ose krijon përshtypjen që magjistrati është i njëanshëm ose i ndikuar" - Pra do të ishte shkelje edhe në prokurori do të kishte sadopak lidhje me studion e bashkëshortes së tij. 

Nëse nga hetimet e prokurorisë faktohet shkelja ligjore, atëherë është KLP që merr masë disiplinore ndaj prokurorit, duke e shkarkuar.

Kërkesa e kreut të KLP-së

E nderuar znj. Marku,

Ngjarja e ndodhur në datën 01.11.2019, në mbikalimin e Shkozetit, ku u qëllua me armë zjarri ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoji, dhe si rezultat i atentatit mbetën të plagosur, prokurori Arjan Ndoji, shoferi i tij, Andi Maloku si dhe një person tjetër i identifikuar me emrin Aleksandër Laho, është një ngjarje e rëndë në rradhët e magjistratëve si dhe të sistemit të drejtësisë në vend.

Nisur nga të dhëna paraprake si dhe nga një prononcim dhëne për median A2 Neës nga prokurori Ndoji, bëhet me dije fakti që prokurori drejton prej kohësh një studio ligjore ku ofron konsulencë ligjore për cështje të ndryshme. Ky fakt nëse do të rezultonte i vërtetë, do të përbënte shkelje disiplinore të parashikuara në nenin 103 pika a dhe ç, të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Neni 160/5 i Ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” si dhe nenit 194/2 gërma ç, i Ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ngarkojnë Prokurorin e Përgjithshëm me detyrën qe të hetojë të gjitha pretendimet për shkeljet disiplinore në rradhët e prokurorëve për sa kohë nuk është krijuar Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

Sa më lartë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në nenin 119 të ligjin 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, kërkon nga ana Juaj, nisjen e një hetimi disiplinor ndaj prokurorit Arjan Ndoji, duke gjykuar nëse janë konsumuar apo jo prej tij shkeljet disiplinore të parashikuara nenin 103 pika a dhe ç, të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Mbetemi ne pritje te gjetjeve dhe propozimeve Tuaja.

Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin, 
                                                                     KRYETARI
                                                                GENT IBRAHIMI

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:33
Prokurori Arjan Ndoja 'avokat' deri në vitin 2009, bashkëshortja e tij hapi studio ligjore 3 vite më pas

Nga një vëzhgim në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të bizneseve rezulton se studio e avokatisë në emër të prokurorit Ndoja është hapur në shtator të vitit 2007 dhe është çregjstruar në prill të vitit 2009. Nga ana tjetër të emër të bashkëshortes së tij me profesion avokate është aktive një studio ligjore që prej shtatorit të vitit 2012.

Studio ligjore në emër të Arjan Ndojas

 

Mbyllja e studios ligjore ne emer te Ndojes

 

Studio ligjore në emër të gruas të Arjan Ndojës, Elderina Ndoja
G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maloku: 06/11/2019 23:30

    Jetojme ne kohen e vershimit masiv katolik drejt qyteteve. Arjan Zef Ndoja, Elderina Frrok Ndoja. Frroke, Zefer, Marker! Qyteterim!

    Përgjigju
    • Anna: 07/11/2019 09:24

      Megjithe respektin 0 per kete palo prokuror ,keto emra qe nxjerr ti ne treg si malokeri ,ATO JANE TAMAM EMRA SHQIPETARE TE PA NJULLOSURA ME EMRA TURQISH ETJ.

  • Avokat apo prokuror: 06/11/2019 21:38

    Imagjino qfar niveli Professional ka ky prokurori qe deklaron hapur Se ushtron profesionin si avokat krahas punes si prokuror. Pra Ai thote qe Ska shkelur asnje ligj Neqoftese e ben kete gje. Patjeter qe ne rep. E baneneve Te shqiprise nuk ka shkelje ligji Pasi Ai ka paguar per tu bere prokuror dhe ka Te drejte Te perdore postin per Te shumfishuar apartamentet

    Përgjigju
  • nuriu: 06/11/2019 18:24

    MALOKU ndoja AVOKAT,,,HAPU DHE TE FUTEMI,,..KY DO ARRESTUAR DHE TI SEKUESTROHET E GJITHE PASURIA QE KA,,..///ky as avokat nuk duhej te punonte...plehre njeri,,po me dosjen e skerdilajd konomit pse e mbaje ne makine….apo per culture..

    Përgjigju
  • al ta: 06/11/2019 18:23

    e tha edi e erjon brace qe ky legeni esht prototipi i te korruptuarit por nuk besojne ata te shqupit e lesh e lise dhe tifozat e tyre por hajde e mbushi mendjen atyre...ja tani qe doli kriminel i korruptuar nuk lehin me

    Përgjigju
  • Kiu: 06/11/2019 16:57

    Pse po e largoni nga puna gjynah,prokuror eshte!ky mut muti

    Përgjigju
  • AltinTop: 06/11/2019 14:52

    Fajin e ka Macron...

    Përgjigju
  • Albi: 06/11/2019 13:34

    Po kjo shushka pret ti bejne kerkese ?!. Reagim shume i vonuar dhe i meket. Nuka ka fare rendesi e cfare deklaron ky mostra , se eshte aq ne panik sa deklaron edhe brockulla , a thua nuk e di qe detyra e prokurorit eshte e papajtueshme me kete qe deklaron ky.Ne momentin qe policia gjeti ne makine dokumenta qe duhet te ishin ne zyren e prokurorise, nuk duhet te kalonin as 5 sekonda dhe ky duhet te pezullohej nga detyra .Le me pastaj ajo biba Prela qe i shkon edhe per vizite mjaft e pikelluar .Institucion i mbaruar plotesisht .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia