Kanabisi, policët do mbajnë
përgjegjësi dhe për të afërmit

Të gjithë punonjësit e policisë do plotësojnë një deklaratë ku do deklarojnë se asnjëri prej të afërmve apo familjarëve të tyre nuk kultivojnë bimë narkotike.

Marrja e kësaj mase është bërë nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër Drejtues Edmond Tarkaj.

“Një sërë masash parandaluese, duke filluar nga firmosja e një deklarate nga çdo punonjës policie dhe çdo punonjës që paguhet nga buxheti i shtetit, të cilët do të deklarojnë se asnjë prej familjarëve apo rrethit familjar nuk do të kultivojnë bimë narkotike”- thuhet në një njoftim për shtyp të Policisë së Shtetit.

Deklarata u bën gjatë Konferencës Rajonale për Marrjen e Masave për Parandalimin e Kultivimit të Bimëve Narkotike.

Gjithashtu në këtë takim drejtuesit e policisë u shprehën se çdo blegtor apo fermer që do të marrë me qira apo në përdorim toka bujqësore, sipërfaqe kullosore dhe pyjore, do të jetë personi përgjegjës, që në territorin që ka në administrim në rast se do të evidentohet kultivim i bimëve narkotike apo zjarrvënie e qëllimshme.

Gjatë javëve të fundit në të gjithë territorin e qarkut të Dibrës janë zhvilluar 171 kontrolle nga ajëri e nga toka.

Gjithashtu me ndihmën e helikopterit të Policisë do të kontrollohen edhe zonat më të thella malore.

mbledhja e krereve te policise

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt, ekstremi i djathtë: Nxjerrim vendin nga BE! Weidel e AfD dhe Scholz i SPD kandidatë për kancelarë

Gjermani/ Zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt, ekstremi i djathtë: Nxjerrim vendin nga BE! Weidel e AfD dhe Scholz i SPD kandidatë për kancelarë