Kanada/ Pse vendi dëshiron të sjellë 1.5 milion emigrantë deri në vitin 2025?

Kanada/ Pse vendi dëshiron të sjellë 1.5 milion emigrantë deri në vitin 2025?

Foto ilustruese

Kanadaja po përpiqet që të mbush boshllëkun në ekonominë e saj si pasojë e plakjes së popullsisë e uljes së fuqisë punëtore.

Në fillim të këtij muaji, qeveria federale njoftoi një plan për të pranuar 500,000 emigrantë në vit deri në vitin 2025, me pothuajse 1.5 milionë emigrantë të rinj që vijnë në vend gjatë tre viteve të ardhshme.

Për shumë vite, Kanadaja është përpjekur të tërheqë banorë të përhershëm pra, emigrantë që kanë të drejtë të qëndrojnë në vend për një kohë të pacaktuar, për të mbajtur popullsinë dhe ekonominë në rritje, por që nuk janë qytetarë.

Vitin e kaluar, vendi pranoi 405,000 banorë të përhershëm, numri më i madh në të gjithë historinë e tij.

Ashtu si shumë vende perëndimore, Kanadaja ka një popullsi të plakur me një shkallë më të ulët të lindjeve. Kjo do të thotë se, nëse vendi dëshiron të rritet, në vend që të tkurret, do të duhet që të sjellë emigrantë.

Emigracioni tashmë përbën pothuajse të gjithë rritjen e fuqisë punëtore të vendit, dhe deri në vitin 2032, pritet të llogarisë gjithashtu të gjithë rritjen e popullsisë së vendit, sipas një njoftimi për shtyp të qeverisë.

Në fillim të këtij muaji, qeveria njoftoi se deri në vitin 2025, ata shpresojnë të sjellin 500,000 emigrantë të rinj në vit, rreth 25% më shumë nga shifrat e vitit 2021.

Sot, rreth një në katër kanadezë ka ardhur në vend si emigrant, numri më i larti në mesin e vendeve të G7-ës.

Kanadaja ka pasur historikisht mbështetje shumë të lartë për emigracionin.

A mund të arrijë Kanadaja objektivat e saj?

Kanadaja jo vetëm që pranon më shumë emigrantë të klasës ekonomike sesa kombet e tjera të mëdha, por vendi është gjithashtu një nga vendet më të larta për zhvendosjen e refugjatëve, duke pranuar 20,428 refugjatë në vitin 2021.

Por ndërsa vendi ka vendosur objektiva ambicioze për të ardhmen, historia ka treguar se jo gjithmonë i përmbush pritshmëritë e veta. Në vitin 2021, Kanadaja kishte një objektiv të rivendosjes së rreth 59,000 refugjatëve - pothuajse tre herë më shumë sesa pranoi vendi.

Në një intervistë me “CBC”, ministri i imigracionit Sean Fraser tha se hendeku ishte kryesisht për shkak të mbylljeve të kufijve të lidhur me Covid si në Kanada ashtu edhe në mbarë globin. Deri në vitin 2023, Kanadaja synon të ndihmojë në rivendosjen e 76,000 refugjatëve./BBC

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës