Qindra fermerë të fshatrave Konjat, Gramsh dhe Zhamë, që disponojnë rreth 800 hektarë tokë në zonën fushore përgjatë autostradës Rrogozhinë-Lushnjë, prej 35 vitesh nuk kanë mundësi të ujisin tokat.
Kanali vaditës që vjen nga ujëmbledhësi i Thanës furnizon me ujë zonën deri në rrethrrotullimin e Grabjanit, por më tej është i bllokuar dhe i dëmtuar që prej ndërtimit të autostradës.
“Ujë për vaditje nuk ka që kur u bë autostrada. Misri dhe çdo tjetër nuk mbijeton, përveç lules së diellit që reziston pak më shumë”, shprehet fermeri.
Siç shihet në pamje, kanali tashmë është mbuluar nga mbeturinat dhe bimësia e egër.
Në këtë periudhë më të domosdoshme e kanë ujitjen kulturat e lulediellit, misrit dhe foragjeret.
“Këtu nuk ka shtet, hapni kanalin që të punojë njerëzia”, thotë një tjetër.
Zyrtare të Bordit të kullimit në Lushnjë pranojnë problematikën dhe bëjnë me dije se është dorëzuar një projekt në Ministrinë e Bujqësisë, i cili pritet të financohet nga Banka Botërore. Projekti ndodhet aktualisht në fazën e studimit të fizibilitetit, ndërsa ende nuk ka një datë konkrete për nisjen e punimeve.
Komente










