Kancelari gjerman: 1.4 miliardë ndihmë ushtarake për Kievin

Kancelari gjerman: 1.4 miliardë ndihmë ushtarake për Kievin

Volodymyr Zelensky dhe Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se Ukraina do të marrë "një paketë shtesë ndihme ushtarake" falë bashkëpunimit me partnerët perëndimorë Belgjikën, Danimarkën dhe Norvegjinë.

Vlera totale e kësaj ndihme ushtarake është 1.4 miliardë euro.

“Kjo përfshin mbrojtjen ajrore, artilerinë dhe dronët” tha Scholz  sot teksa pati një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Berlin.

Zelensky është në një turne në Evropë ku synon ta paraqesë para vendeve aleate “planin e fitores” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, si dhe për të kërkuar leje për përdorimin e armëve të aleatëve për sulme brenda territorit rus.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Proda takohet me drejtuesit e rinj të komisariateve: Angazhimi juaj maksimal, thelbësor

Proda takohet me drejtuesit e rinj të komisariateve: Angazhimi juaj maksimal, thelbësor