Shefja e kimioterapisë në Shërbimin Onkologjik Dhurata Tarifa, e ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv u shpreh se numri i personave të prekur nga kjo sëmundje ka pësuar rritje por jo në shifra të frikshme.
Sipas saj numri i të sëmurëve është në rritje, por krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet në vendet e fundit. Ajo u shpreh se sensibilizimi i grave është më i madh krahasuar me vitet e kaluara e për këtë arsye sipas saj kemi një numër më të ulët të vdekjeve.
“Sa më herët të paraqitet aq më mirë trajtohet. Incidenca është në rritje por mortaliteti është më i ulët, sepse gratë kanë filluar të kontrollohen por edhe për shkak të aparaturave që ndihojnë në kurimin e kancerit”, tha Tarifa.
Gjithashtu Tarifa tha se mosha e cila ka shanse më të larta që të preken nga kjo sëmundje është tek gratë mbi moshën 35 vjeç si dhe gratë e bardha janë më të prirura që të preken nga kjo sëmundje se gratë afrikane.
Duke sjellë në vëmendje statistikat, Tarifa u shpreh se 1 në 250 gra mbi moshën 35 është e prirur të preket nga kanceri i gjitrit, ndërsa shanset më të ulta janë tek vajzat nën 20 vjeç, 1 në 2000.
“Kanceri i gjirit ka predominim në racën e bardhë jo tek ato tek racat afrikane. Shanset për moshat nën 35 vjeç janë 1 në 250 raste ndërsa për moshat shumë të reja nën 20 vjeç është shuë më i rrallë 1 në 2000 gra. Tek moshat e reja është shumë i i ashpër se tek moshat mbi 40 vjeç”, tha Tarifa.
E pyetur se cilët janë shkaktarët kryesor që shkaktojnë kancerit, Tarifa tha se është konsumi i ushqimeve të shpejta, mungesa e aktivitetit fizik, prirja e duhanit për këtë arsye ajo bëri thirrje që bëjnë një jetë sa më aktive duke shmangur ushqime jo të shëndetshme.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO