Kandidat në listat e hapura, Gjiknuri: Rikthimi në Vlorë, mundësi e mirë për mua! 17 vite në politikë, i kam fituar të gjitha betejat

 

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri, ka reaguar pas kandidimit të tij në listat e hapura të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës.

Në një prononcim për mediat në hyrje të Kuvendit, Gjiknuri u shpreh i lumtur për rikthimin e tij në Vlorë, teksa theksoi se i ka fituar të gjitha betejat gjatë gjithë këtyre viteve në politikë.

“Kam 17 vjet në politikë, të gjitha fushatat i kam fituar. Rikthimi në Vlorë është një mundësi e mirë. Është një qark që unë kam dhënë shumë. I uroj suksese të gjithëve kandidatëve të PS. Edi Rama është një njeri që guxon dhe eksperimenton dhe kjo mund të jete një formulë e suksseshme dhe ne të arrijmë një rezultat më të mirë”, tha Gjiknuri.

Ndërsa më herët, përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri reagoi duke treguar kënaqësinë dhe lumturinë e tij për rikthimin në familjen socialiste të qarkut Vlorë.

Mesazhi i plotë:

Rikthimi në Vlorë është nder dhe përgjegjësi

Rikthehem me shumë kënaqësi në familjen socialiste të qarkut Vlorë, ku me punën e palodhur dhe angazhimin e përbashkët shënuam rezultatet më spektakolare, me fitoret e njëpasnjëshme dhe me përqindje votash rekord në tre procese zgjedhore në 2017, 2019 dhe 2021.

Rikthehem për të çuar përpara punën që lamë në mes për shkak të detyrave të reja që mu ngarkuan si Sekretar i Përgjithshëm dhe drejtues politik i Qarkut të Elbasanit.

Sëbashku e bëmë Vlorën të ndjehet krenare dhe konfirmuam se ajo mbetet shpirti e zemra e socialistëve. Ajo ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë lokomotiva që udhëheq Partinë Socialiste drejt sukseseve elektorale. 

Që në ditën e parë të angazhimit tim politik, jam udhëhequr nga disa parime dhe kam patur për mision, të rri në lartësinë e vlerave dhe kontributit të babait tim, i cili ishte jo vetëm aktivist i nderuar i shoqërisë civile por më tej edhe ndër deputetët e parë të Partisë Socialiste.

Nuk kam patur kurrë iluzionin se me përfshirjen në politikë nuk do të merrja kosto e nuk do të tentonin të më baltosnin. Me rëndësi për mua ka qenë të jem besnik i trashëgimisë qytetare dhe politike të familjes sime. Kam qenë gjithmonë besnik i vlerave të majta socialiste dhe kam shërbyer në çdo moment kudo ku më kanë dhënë besimin të shërbej. Një angazhim gjithnjë në mbrojtje e respekt të interesave të çdo qytetari shqiptar dhe padiskutim edhe të çdo anëtari e simpatizanti të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Kam punuar çdo ditë e kudo me objektivin për ta forcuar Partinë Socialiste dhe rritur fuqinë e saj për transformimin e vendit. Falenderoj përzemërsisht qytetarët e Gramshit që në rrugën time politike më besuan për herë të parë duke më zgjedhur dy herë rresht deputet në 2009 dhe 2013. Respekt për qytetarët e mençur të Dibrës me të cilët shënuam një fitore të thellë në 2016, në një moment delikat politik kur kërcënohej vijimi i qeverisjes së PS-së. Mirënjohje për qytetarët e Qarkut të Elbasanit dhe socialistët me të cilët punuam dhe garantuam një fitore të qartë e të pastër në 7 bashkitë në zgjedhjet e vitit 2023.


Lajmi kryesor:

‘Senatorët’ e PS në lista të hapura/ Kodheli: Sfidë, e kërkova vetë! Gjiknuri: Formulë e suksesshme! Naço u largua: Në shtator bëhem avokat


Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Fatbardh Licit në Shkodër në vitin 2018, vihet në pranga e dashura e Safet Bajrit

Vrasja e Fatbardh Licit në Shkodër në vitin 2018, vihet në pranga e dashura e Safet Bajrit