Kandidate për deputete në listën e PS, Luljeta Bozo për Report Tv: E pranova si detyrë qytetare, do të jap maksimumin! Ende s'e di qarkun ku do të kandidoj

Luljeta Bozo, profesoreshë e nderuar në fushën e inxhinierisë, e cila luajti një rol të rëndësishëm gjatë periudhës së vështirë të pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, me shumë mundësi do të jetë përfaqësuese e shqiptarëve në Kuvendin e Shqipërisë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Mëngjesin e sotëm Kryeministri Rama e prezantoi se një prej kandidatëve të listës së PS në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Për znj. Bozo ky propozim erdhi i papritur por ajo tregon se pas një momenti hezitimi vendosi ta pranojë atë.

"Propozimi erdhi nga një takim pune për programin e rindërtimit! Nuk më kishte shkuar ndonjëherë në mendje që një ditë mund të isha pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.  Në minutën e parë u befasova por duke ditur dëshirën që kanë njerëzit për personazhe si mua dhe plot të tjerë që mund të japin zërin, opinionet dhe mendimet për zgjidhjen e problemeve dhe  vlerësimet që kishte Kryeministri pas një hezitimi të vogël e pranova, si një qytetare jo se e kisha objektiv për të qenë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë", tha Bozo në një intervistë ekskluzive për Report Tv.

E pyetur për qarkun ku do të kandidojë inxhinierja e njohur thotë se njoftimi ishte kaq i papritur sa ende nuk e di se ku do të bëjë fushatë.

"Ishte kaq i shpejtë ky njoftim sa nuk më shkoi në mendje të pyes së në cilën zonë do të kandidoj. Nuk e di fare se ku do të kandidoj. Unë do të ngre të gjitha mendimet e mia me forcën dhe argumentet për zgjidhjen e problemeve. Dua të çoj atë shqetësim që kanë njerëzit. Është shpejt për të parashikuar, ende nuk listat nuk kanë shkuar në KQZ. Por nga momenti kur do të bëhet e qartë se do të jem në Kuvendin e Shqipërisë do të propozoj gjëra të reja që mund të realizohen, jo vetëm në fushën e ndërtimit. Do të bëj maksimumin e mundshëm, aq sa mund të bëjë një zë", vijoi Luljeta Bozo.

"Kuvendi i Shqipërisë ka pasur gjithnjë specialistë, ashtu siç ka pasur edhe njerëz të profesioneve shëndetësore etj. Kur shkon aty ti je i detyruar që të gjitha kapacitetet që ke t'i vendosesh në dispozicion. Unë nuk mendoj që në Kuvend nuk ka pasur specialistë por si kudo ka nga të gjitha",  përfundoi ajo.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Akrepi: 06/03/2021 11:53

    Zonjat jane ne te drejten e tyre . Kam thjesht nje pyetje : A do te mundin zonjat te perballojne terrorin politik dhe njerezor , ne parlamentin shqipetar ?!. E kam fjalen per moshen e thyer , a do te perballojne lloj lloj sjellie dhe manovra politike , te modelit shqipetar , pamvaresisht se edhe keto jane shqipetare , por teper von per ti hyre politikrs .. Ju vafte mbar , por jam i sigurt se do te ndjeheni te lodhura , qysh ne fillimet tuaj , si politikane te vonuara .

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 06/03/2021 11:20

    KJo eshte shije dhe forme me demokratike origjinale dalur nga populli per popullin dhe ne popull.Dy zonja,apo dy personalitete te dalluara nng a sprovat e lemite te shkences dhe profesionit .Erdhen si meteor drejt ne listat e zgjedhsve.Drejte tha Rama,Ju mos u beni si ne,por kekroni ne te behemi si Ju.Apo ngrehna veshin te behemi te mire,por kujdes!Mos na keputni se mbesim edhe pa vesh.

    Përgjigju
  • Turi: 06/03/2021 09:04

    Dakort qe pranuat te jeni ne lista, po a nuk u ndjete e perdorur qe tani nga Rama, qe ju vuri te luani ne shown e tij ne skene?

    Përgjigju
  • Lui: 05/03/2021 23:35

    Pa me te voglin dyshim qe si zonja Como, ashtu edhe zonja Bozo jane vlere e shtuar jo vetem per PS, por per te gjithe politiken shqiptare dhe shoqerine, natyrisht nese vertete do jene vetvetja, dhe jo thjeshte imazh per Ramen dhe PS. Duhet te beni kujdes zonja te nderuara, sepse me kujtohet dhe rasti i balerinit Ilir Kerni qe erdhi ne Shqiperi i thirrur nga Rama per tu bere drejtor ne TKOB, dhe iku pas ca viteve pikerisht per te ardhur kunadhja Zana Cela, sepse Ilir Kerni nuk mund te toleronte te bente sic i thonin, ndryshe nga kunadhja qe eshte misherimi i servilizmit dhe paaftesise.

    Përgjigju
  • Dory: 05/03/2021 20:20

    Komentuesit e byrekut pse nuk cuditen me salen dhe ai sa Prof. Bozo eshte me moshe?

    Përgjigju
  • Plaku: 05/03/2021 19:38

    Po i drejtohem atyre qe po e shohin me skepticizen kete veprim te zonjes ne fjale.... Shihni brenda vetes,aty eshte e keqja

    Përgjigju
  • Lala: 05/03/2021 19:12

    Kshu that edhe per alfred moisiun pensionist.e gjeten tu loz domino etj etj.po ne fund doli president me persembari deri me sot.kshu we mos paragjykoni o komentusa.

    Përgjigju
  • Henri: 05/03/2021 18:44

    Tamam per ate rubriken cudira shqiptare. Thjesht te mendosh qe ne pupulli shqiptar do hyjme ne BE, pra ne vlerat e demokracise evropiane. Edhe atje, ne Itali, Gjermani, France, Suedi etj., Kryeministri shperndan ftesa per kandidatet per deputete. Ata i zgjedh vete ai dhe nuk ka rendesi nga vijne. Mandatin e pare i kishte me kriter kryesor te ishin bandite e gangestere. Te dytin, te ishin hajdute. Te tretin po i zgjedh per pordhe. Thjesht mendoja se pasi te ndajme vlerat toma me te BE do te vije dita kur kancelari apo kryeministrat e vendeve te BE do dalin ne publik dhe shperndajne ftesa per kandidate per deputet. Sa bukur do ishte. Po kur thote qe jo kandidate "por deputetja e pare stergjyshe". E paska vendosur ta zgjedhe edhe para zgjedhjeve. Kushdo qe ka patur medyshje nga 90 e pas per profilin dhe background e Rames sot duhet te jete me i qarte. Nuk ishte Berisha, as Nano apo te tjere pasardhesi i komunisteve. Jo. Rama ishte dhe eshte kuadri i tyre. Me mision gjithe jeten te kapte shtetin dhe ja ku jemi. Fillojme nga e para ku udheheqesi i partise cakton kandidate nga Partia, Organizata e Rinise, Gruas, Puntoreve, Oligarkeve, Krimit te Organizuar e me radhe. PS. Ndjese redaksise per keto komente kritike. Nuk eshte surprize me mospublikimi dhe censura.

    Përgjigju
    • Dory: 05/03/2021 20:18

      Henri e fitove byrekun... I ke pare parlamentet ne bote qe ka edhe deputet 90 vjec? Hapi syte e mos publiko komente te hartuara ne byrektoren e pd

  • juli: 05/03/2021 18:38

    POPULLI shqiptar te mos votoje asnje nga keto parti pisash dhe hajdutesh,,,,,sepse nuk ju sherbejne dhe nuk interesohen a jeni gjalle apo vdekur....

    Përgjigju
  • Nardi: 05/03/2021 17:44

    Me gjithe konsideraten per inxh, por qe ja ka fut kot kur thote se eshte detyre qytetare dhe do japi maksimumin!!! Maksimumin e detyres qytetare per cfare?? Ku?? Po mire pse u dashka me u bo deputete me bo detyren si qytetare?? Pse se ke b9 detyren me gjithe kto baterdi ndertimesh, kaos infrastrukture dhe projekte donkishonteske?? Ik moj tkeqen ik gzo ate pencjonin, apo pe doktorreshe Çomon ti?? Doktorresha i ka bo leket pale, se stu afronte deri dje pa i bo qoken

    Përgjigju
    • byreku: 06/03/2021 11:24

      o nard ndoka kjo zonja inxjenjere esht per ti hequr kapelen e pse sht ndertuar kuturu nuk esht kjo qe e ka bere por shpellari juaj qe zbriti kafshet nga malet e shpellat dhe u bene me shtepija kudo ne qytet.ti dukesh qe je nje cecen se kur thu pencion e jo pension kuptohet :je nje nga ata qe gjeten toke dhe vune tabelen :toka esht e zanum ik e hap abetare o nardo se nuk je per kete pune ti.ke mar nji kafe te shtrydhme mbas byrekut e po perfiton nga interneti falas i lokalit e po shkruan por shkruaj ndonje gje tjeter e lene gjykimin e personave.

  • Patrioti: 05/03/2021 17:34

    Mire e ke zysha. Futi dhe nje te kandiduar per Ramen se nje per Ramizin e bere dikur dhe e mbyll me nder kete pune.

    Përgjigju
  • Tani: 05/03/2021 17:33

    Se kuptoj çfare maksimumi do jap

    Përgjigju
  • Ca behet: 05/03/2021 17:25

    Po ik moj shijo pensionin! Pupu nuk ndahen! Se mora vesh ca beri kjo per termetin!! Apo e ndaloi te binte..

    Përgjigju
    • Sufllaqja: 05/03/2021 19:20

      A jeni te byrektoreve ju komentusa

    • Ehuuu: 05/03/2021 18:26

      Po ku kan te ngopur keta, kjo shpreson te marri pension deputeti. Dhe thon pastaj pse nuk cajne te rinjte aty. Te rinjte e hedhin ramen zgupthi, kurse me keta te lodhurit qe duan nje ore te ndezin mottorin rama rri ne pushtet q00 vjet

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë