Propozimi dhe përfshirja në politikëbërje, krah Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, i dy grave të shkencës së ndërtimit dhe mjeksisë, si Luljeta Bozo dhe Najada Çomo, është mesazh bashkimi dhe jo ndarje mes shqiptarësh. Shtyllat më të rëndësishme të dy momenteve më të vështira të vendit tonë, (tërmeti dhe pandemia Covid-19) kanë marrë bekimin dhe zemrat e shqiptarëve me punën e tyre, jo me fjalë të thëna në erë.
Kostoja për dy gratë nuk do të jetë e vogël. Linçimi është i gatshëm të serviret edhe për to, por pranimi i përbaltjes më të egër që prodhohet në një vend si yni, dëshirues i Demokracisë, është shërbimi më patriotik që njerëz të drejtë, të aftë, të vendosur për të përmisuar Shqipërinë, duket se janë të pakursyer ta përballojnë.
Po të kishte dëgjuar shqiptarja Nënë Terezë se çfarë thuhej për të, t’u kishte dhënë rëndësi urryesve që kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë në çdo kohë, nuk do të kishte bërë asgjë.
Ismail Kadare është sulmuar nga shqiptarët si asnjë shkrimtar i përmasave të tij në vende të tjera në botë, jo se shkeli ligje, jo se administroi keq Shqipërinë, jo se bëri një gjë që dëmtoi njeri, thjeshtë se ishte ai dhe nuk tha atë që përbaltësit dëshirojnë të dëgjojnë.
Në të vërtetë, kur shkruajmë e kur themi që shqiptarët sulmojnë shqiptarë, gabojmë. Ata të përbaltjes, dihet, e kanë një burim të identifikueshëm në një njeri dhe një frymëzim të gjatë prej tij plot 30 vite në politikë, në hapsirë dhe në kohë.
Angazhimi i Luljeta Bozos, i Najada Çomos në politikbërje, është vetëm një përgjigje se e afta, e mira, e drejta, puna, përkushtimi, barazia, respekti, ndershmëria, nuk tremben dhe se kjo është rruga që duhet të marrin edhe të rinj që duan të kontribuojnë, aty ku e gjejnë veten. Këto dy gra me kaq vlera na frymëzojnë për më të mirën tonë. Na bashkojnë.Të kundërtën, dihet kush dhe përse e thotë.
a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4050
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Situata nga gripi, Çomo: S’ka vend për panik, vaksinimi thelbësor për parandalimin e komplikacioneve në shëndet
17 Janar, 10:11
-
Luljeta Bozo: Ja opinioni im për projektvendimin për banesat mbi 50-vjeçare dhe çfarë duhet të dinë njerëzit
8 Mars 2023, 14:00
-
8 Marsi, mesazhi për gratë dhe vajzat i Luljeta Bozos, jeta dhe karriera e inxhinieres që u bë deputete! Në fund një surprizë nga stërmbesa Mara
8 Mars 2023, 13:48
-
Luljeta Bozo: Tërmeti i Durrësit na dha 50 vjet kohë, por…
13 Shkurt 2023, 10:37
-
Regjistrohet në Shqipëri infektimi i parë me virusin që prek bebet (RSV), i sëmurë një 16-vjeçar, rast i rrallë! Çomo: I riu hyri në intubim! Ja simptomat
16 Janar 2023, 17:36
-
Hap dyert spitali i ri Infektiv në QSUT, Rama para stafit mjekësor: Treguat veten në momentin më tragjik! Brenda këtij mandati do rrisim sërish pagat
16 Nëntor 2022, 12:43
-
Covid-19 në Shqipëri, Çomo: Brenda këtij muaji rihapet spitali Infektiv! 22.5% e pupullatës ka bërë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit
1 Nëntor 2022, 12:04
-
Formohet 'Urdhri i inxhinierëve', deputetja Bozo për Report Tv: Projektligji jo politik, rregullon tregun! Hap rrugën për punë në Europë
22 Shtator 2022, 20:40
-
Bozo në Report Tv: Kosova t’i bashkohet ‘Open Balkan’, në interes të saj! Berisha të largohet, askush nuk është i përjetshëm
7 Qershor 2022, 20:24
-
Rikonstruktimi i spitalit Infektiv, Rama: Sistemi i sigurisë i garantuar, në korrik do ju rrisim rrogat! Çomo: E pabesueshme, ëndërr që po bëhet realitet
26 Maj 2022, 12:05
-
Ekskluzive/ Apartamentet dhe paratë e Gaz Bardhit, Gjekmarkajt, Baftjar Zeqajt, Luljeta Bozos dhe Flutura Açkës! Belind Këlliçi pa shtëpi
2 Dhjetor 2021, 16:43
-
Çomo feston ditëlindjen, urimi i së bijës: Dhurata më e bukur për mamin...të vaksinohesh
21 Nëntor 2021, 13:45