Kandidatët e PD, Kosova takim me ish-kolegët, Ademi merr pjesë në meshën për At Kostandin Pistullin

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ka nisur punën për të fituar besimin e qytetarëve të Tiranës duke zhvilluar një takim miqësor ish-kolegët e tij mjekë, ku mori mbështetjen dhe besimin e tyre në garën për Tiranën. 'Mbështetje dhe besim nga ish-kolegët", shkruan Kosova në "Facebook", pas takimit me mjekët.
Ndërsa kirurgu dhe pedagogu, Arben Beqiri u shpreh, pas takimit se "ishte një kënaqësi e veçantë sot që patëm rastin të kemi një kafe mes kolegësh dhe kandidatin për Bashkinë e Tiranës. Jemi të kënaqur që një kolegu i yni, një mjek me emër shumë të mirë profesional e po ashtu i suksesshëm nga pikëpamja drejtuese, të përfaqësojë të gjithë qytetarët e Tiranës".
Ademi në Shkodër, merr pjesë në meshën për nder të At Kostandin Pistullin 
Ndërsa Kandidatja e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj në bashkinë e Shkodrës, Voltana Ademi mori pjesë sot në kremitmin e meshës së shenjtë në kishën françeskane, në nderim të At Kostandin Pistullit, i fundit i brezit të etërve françeskan të Shqipërisë, i cili u nda nga jeta dje në moshën 98-vjeçare.
/atsh/

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë