Kandidatët për bashkitë, PD drejt 
 finales, A1 Report zbardh emrat

Kandidatët për bashkitë, PD drejt <br /> finales, A1 Report zbardh emrat
TIRANE - Partia Demokratike shkon drejt finalizimit të kandidaturave për garën zgjedhore të 21 qershorit. Ndonëse zyrtarisht emrat përfundimtarë do të përcaktohen në kryesinë e madhe të Partisë Demokratike, por edhe pas mbylljes së negociatave me aleatët, burime për A1Report konfirmojnë disa nga kandidaturat që do t’i paraqiten kryetarit Basha si kandidatë në zgjedhjet lokale.
 
Mësohet se tashmë lista e kandidatëve për bashkinë e Tiranës është ngushtuar me 4 emra, që janë deputetët Gerti Bogdani, Halim Kosova, Jorida Tabaku si dhe koordinatorja për marrëdhëniet me publikun Grida Duma.
 
Në bashkinë e Durrësit, pavarësisht insistimit të republikanëve për Agron Dukën kryesia e degës synon që në këtë gara të jetë Ardian Muka, ose Arqile Gore.
 
Në bashkinë e Elbasanit demokratët pritet të zyrtarizojnë deputetin Ardian Turku, ndërsa në Shkodër janë dy kandidatë potencialë Sokol Ramadani dhe Voltana Ademi, në Lezhë parashikohet të jetë Fran Frroku, ndërsa në Kukës Bashkim Shehu.
 
Ndërkaq në Gjirokastër do të jetë kandidat Igli Kokalari, në Vlorë parashikohet të jetë Moisi Meminaj, në Lushnjë Darien Xhindole, në Mirditë Bardhok Filopati ose Ertor Ndreu, në Berat Lefter Maliqi ose Xhevahir Ngjeqari.
 
Në bashkinë e Kamzës pritet të rikandidojë Xhelal Mziu por ende e papërcaktuar. Në bashkinë e Tropojës do të rikandidojë Agron Demushi ndërsa në Korçë kryetari i degës Andrea Mano. Në bashkinë e Pukës do të kandidojë Rrok Doda ndërsa në Vaun e Dejës mund të jetë Zef Hila i PDK ndërsa në Libohovë do të jetë kryebashkiaku aktual Altin Çomo dhe po e njëjta gjë dhe me Vorën kur pritet të rikandidojë Fiqiri Ismaili.
 
Dy ditët e ardhshme janë vendimtare për përcaktimin e koalicionit parazgjedhor, ku aleatët i kanë prezantuar në negociata Partisë Demokratike 25 emra kandidatësh për zona të lira nga 621 bashki që janë në total.

Ndërsa negociatat me partitë e koalicionit vijojnë, në selinë blu vijon konfirmimi i kandidatëve për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. A1Report zbardh disa nga kandidatët që pritet të kalojnë në kryesinë e madhe të partisë demokratike.

KANDIDATË NË TIRANË
Halim Kosova 
Gerti Bogdani 
Jorida Tabaku 
Grida Duma

KANDIDATË NË DURRËS
Ardian Muka
Arqile Gorea

KANDIDAT NË ELBASAN
Ardian Turku

KANDIDAT NË SHKODËR
Sokol Ramadani 
Voltana Ademi

KANDIDAT NË LEZHË 
Fran Frrokaj

KANDIDAT NË KUKËS 
Bashkim Shehu 

KANDIDAT NË GJIROKASTËR 
Igli Kokalari

KANDIDAT NË VLORË
Moisi Meminaj

KANDIDAT NË LUSHNJË
Darien Xhindole

KANDIDAT NË MIRIDTË
Bardhok Filopati 
Ertor Ndreu

KANDIDAT NË BERAT
Lefter Maliqi 
Xhevahir Ngjeqari

KANDIDAT NË KAMËZ 
Xhelal Mziu

KANDIDAT NË TROPOJË
Agron Demushi 

KANDIDAT NË KORCË
Andrea Mano

KANDIDAT NË PUKË
Rrok Doda

KANDIDAT NË VAU I DEJËS
Zef Hila

KANDIDAT NË LIBOHOVË
Altin Como

KANDIDAT NË VORË 
Fiqiri Ismaili
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja