CERRIK - Bizneset private që punësojnë të paktën pesë punonjës të rinj do përjashtohen nga taksat.
 
Ky është premtimi i kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Evropiane për Bashkinë e Cërrikut, Altin Toska, i bërë gjatë një takimi me banorët e lagjes numër tre.
 
Toska premtoi gjithashtu investime në sektorin e bujqësisë si një mundësi e mirë për hapjen e vendeve të reja të punës.
 
 
Kandidati i majtë kërkoi mbështetjen e banorëve të Cërrikut për zgjedhjet e 21 qershorit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)