Kandidati i BD për Kurbinin: Unë jam ndryshe! Brenda një viti marrin fund shumë probleme (VIDEO)

Kandidati i partisë Bindja Demokratike për Bashkinë e Kurbinit, Edmond Piroli është ndalur të flasë për ecurinë e fushatës së tij elektorale në Kurbin, teksa ka vënë në pah problemet kryesore që ka ky qytet, duke premtuar se do t'u japë fund brenda një viti.

"Mungon rruga, shërbimi ujit të pijshëm, mbeturinat janë jashtë rrugës, burim sëmundjes. Garantoj që këto do të mbarojnë brenda një viti. Për mua nuk është partia mbi të gjitha, por qytetarët", tha Piroli në Report Tv.  

Ai ka deklaruar se nuk ka pasur kontakte me kundërshtaren politike në këtë garë, Majlinda Cara, por sipas tij, ajo e ka të humbur garën pasi nuk ka qenë shumë pranë banorëve.

"Nuk e njoh kandidaten dhe nuk kam pasur fare komunikim me atë. PS-ja ka kusuret e veta, se nuk është treguar shumë e afërt me qytetarët", tha Piroli.

Në fund, ai i ka bërë një ftesë qytetarëve të Kurbinit, që të marrin masivisht në votime, duke u shprehur i bindur për mbështetjen e tyre.

"Popullit të Kurbinit i kërkojë që të dalin masivisht në votime dhe nëse dalin e dinë se kë do të votojnë", tha Piroli në Report Tv.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kurbinasi: 26/06/2019 13:36

    Z.Piroli te uroj shume suksese mbase e meriton

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë