Kanë ndaluar kohën e tyre, por jo tonën!

Kanë ndaluar kohën e tyre, por jo tonën!

Edi Paloka

Nga n/Kryetar i një PD të fortë me 620 mijë vota, me protagonizëm të fortë politik e të përfundosh Kryetar i Këshilli që nuk e njeh askush e që s'ke asnjë vendimmarrje politike, kjo tregon se kjo kategori nuk kanë merituar as respektin e as promovimin që ju ka bërë Basha! Ndërsa shumë të tjerë me egoizmin e tyre të sëmurë që menduan se "deti u bo kos", po e kuptojnë sa keq kanë vepruar politikisht, sepse kanë ngel pa asgjë dhe pa asnjë perspektivë politike! Menduan, se duke hequr Bashën do të merrnin poste pa fund e privilegje pa fund, por në fund do të keni ndonjë Non Grata të garantuar! Sulmuan PD për pushtet personal dhe egoizëm të sëmurë dhe tashmë janë thuajse mes katër rrugëve dhe tashmë e kanë kuptuar çfarë kanë bërë, por është shumë vonë për ta, sepse nuk janë të dobishëm tek rrethrrotullimi e po ashtu sigurisht nuk janë më e nuk duhet të jenë më pjesë e PD reale, e asaj PD reale që ka vendosur t'u qëndroj vlerat amerikanëve!

Nëse mendojnë se mund të ndalojnë hapin e të rinjve për të ngritur PD dhe për t'i shërbyer demokracisë e kanë shumë gabim. Ata të vetmen gjë që kanë në dorë dhe këtë e kanë bërë shumë mirë është të ndalojnë orën e tyre me metodat e së kaluarës dhe problemi më i madh i tyre është fakti, se nuk munden dhe nuk kanë vullnet të rinovohen! Sikur të thërrasin edhe idhullin e tyre Hoxha nuk e ndalojnë PD për tu bërë një parti perëndimore dhe të marr në dorë fatet e vendit!

Sikur të bëjnë edhe njëherë pjesë në Paktin e Varshavës, Shqipërinë nuk e nxjerrin më nga NATO!

Edhe sikur ta mbyllin PD, siç po duan ta bëjnë e sikur të vendosin të shpallin SHBA imperializëm dhe të vendosin veprën penale për arratisjen jashtë shtetit, rininë nuk e ndalojnë dot të ecin në hapat e kohës!

Edhe sikur të marrin t'i luten Zotit  t'ju heq 20 vite jetë duke i bërë me të rinj, Shqipërinë nuk e mbajnë më nën autokracinë e tyre!

Edhe po të vendosin të gjithë byronë politike përsëri në krye të PD, ata nuk mund ta mbajnë nën shërbimin e tyre. Kohërat kanë ndryshuar, historia ka ndryshuar faqen e saj, kjo është e vërteta! Nëse e kuptojnë apo s'duan ta pranojnë ky është problemi i tyre, por kjo është e vërteta!

Proceset demokratike të Shqipërisë nuk ka më individ apo grup individësh që mund t'i pengojnë apo t'i ndalojnë!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mane: 06/05/2022 23:24

    Hoxha sikur qe lideri i PPSH dhe pjelles se saj PSSH. Funksionimi i PS se Rames dhe qeverisja e tij me "kuadrot" jane tipike enveriste. Apo eshte ndryshe historia: neokomunostet jane demokrate dhe demokratet komuniste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm