Kanosi një vajzë përmes rrjeteve sociale, në hetim 35-vjeçari në Fier! Pranga babait në Lushnjë, goditi djalin me sende të forta

Kanosi një vajzë përmes rrjeteve sociale, në hetim 35-vjeçari në Fier! Pranga babait në Lushnjë, goditi djalin me sende të forta

Foto ilustruese

FIER- Një person ka rënë në pranga në Lushnjë, pasi për motive të dobëta ka goditur me send të fortë djalin e tij Sh. K., 41 vjeç. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, një 35-vjeça, R.M., është vënë në hetim në Fier, dyshohet se ka kanosur nëpërmjet rrjeteve sociale, një shtetase.    

Hetimi në gjendje të lirë ka nisur edhe për një të mitur 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit: 

F. Gj., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur; 

K. R., 25 vjeç, banues në Mallakastër, pasi me automjetin tip "Audi", që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin A. T., 47 vjeç, banues në Ballsh. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi A. T. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi B. F., 65 vjeç, të cilët morën mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.        

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot