Kantina e pijeve 3.4 milionë USD e Lefter Kokës objekt sekuestrimi nga SPAK, pasuria miliona euro e ish ministrit, lokale dhjetëra apartamente, dyqane dhe prona

Kantina e pijeve 3.4 milionë USD e Lefter Kokës objekt sekuestrimi nga SPAK, pasuria miliona euro e ish ministrit, lokale dhjetëra apartamente, dyqane dhe prona

Lefter Koka

SPAK akuzon ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka se ka marrë 4.6 milionë USD në mënyrë të paligjshme nga kompanitë koncesionare të inceneratorit të Elbasanit, para që kompanitë i kanë marrë në buxhetin e shtetit. Krahas arrestimit, SPAK ka kërkuar sekuestrimin e një pjesë të pasurisë së Lefter Kokës, për të kompensuar një pjesë të ryshfetit. Konkretisht SPAK ka njoftuar se kanë nisur proceduar për sekuestrimin e pjesshme të “Kantinës së Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, ku Lefter Koka ka 88 % të aksioneve. 

Kantina e Pijeve rezulton me një kapital me vlerë rreth 3.4 milionë USD. Por, SPAK thekson se vlera e aksioneve të Kokës korrespondon vetëm në vlerën 442.972 lekë, ndonëse në vitin 2009 Koka e ka deklaruar vlerën e aksioneve 2.2 milionë USD. Masave për bllokimin e aksioneve të Lefter Kokës është zbatuar sot nga Policia e Shtetit.

Po cila është pasuria e ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka? Pasuria e ish ministrit ka një vlerë miliona euro. Krahas Kantinës së Pijeve, Koka ka në pronësi pistën e njohur mbi det në Durrës, ku ofrohen shërbime të ndryshme, me sipërfaqe 3.3 mijë m2, me vlerë 1 672 400 euro. Koka ka në pronësi edhe 1347 m2 sipërfaqe apartamentesh. Ka në pronësi 15 parcela vresht me sipërfaqe 33 hektarë, me vlerë rreth 2.2 milionë USD, apartament 3+1 dhe garazh me vlerë 6 milionë lekë, aksioner në kompaninë ‘OERT’ dhe ‘Media99’, makinë Benz 44 mijë USD dhe makinë BMW 105 mijë euro.

Gjithashtu Lefter Koka ka deklaruar truall 90 m2 me godinë dy kate në Durrës me vlerë 7.3 milionë lekë, truall në Sarandë 730 m2 me vlerë 72 mijë USD, truall në Durrës 340 m2 me vlerë 1 milionë lekë dhe truall 1194 m2 në Durrës dhe ndërtesë me vlerë 1.8 milionë lekë.

Ish ministri Mjedisit deklaron një kompleks industrial prodhimesh bujqësore në Durrës me sipërfaqe 582 m2, mbi një truall 2 600 m2, me vlerë 2 milionë lekë, tokë arë 17 mijë m2 me vlerë 3.9 milionë lekë, tokë arë 6 mijë m2 me vlerë 110 mijë USD dhe para cash 40 mijë USD. Koka ka në pronësi gjithashtu, truall 77 m2 me ndërtesë me vlerë 2.9 milionë lekë, apartament 149 m2 me vlerë 110 mijë USD, apartament 140 m2 me vlerë 126 mijë euro, truall 1 mijë m2 dhe ndërtesë 248 m2 me vlerë 1.7 milionë lekë, truall me sipërfaqe 1142 m2, tokë 60 mijë m2, tokë 4.5 mijë m3 më vlerë 3 milionë lekë,

Ndërsa bashkëshortja e tij Brunilda Koka deklaron dyqan në Durrës me vlerë 242 mijë euro, godinë 5 kate mbi një truall  330 m2, apartament me sipërfaqe 428 m2 me vlerë 120 mijë USD, makinë OPEL 31 mijë euro dhe llogari rrjedhëse 31 mijë euro. Zonja Koka deklaron gjithashtu 3.6 mijë m2 apartamente, apartament 60 m2 me vlerë 4.4 mijë lekë, dyqan 57 m2 me vlerë 145 mijë euro, truall 330 m2 dhe ndërtesë 154 m2, para cash 73 mijë USD, 3 500 m2 ambient banimi dhe 2 516 m2 ambient shërbimesh.

Brundilda Koka deklaron 800 mijë euro të ardhura nga sipërfaqja ndërtimore 2 mijë m2 dhënë shoqërisë Jedas shpk, ka në pronësi truall 231 m2 ish Ndërmarrja Elektromekanike Durrës, vlera 4.1 milionë lekë, 403 m2 truall në Kavajë, ndërtesë në Golem 93 m2 etj. Çifti deklaron edhe disa pasuri të përbashkëta, pasuri në emër të fëmijëve dhe qindra mijëra euro të ardhura nga kompanitë dhe shitja e apartamenteve.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vdekje Krimineleve!: 16/12/2021 16:02

    Merjani te gjitha, te gjitha, deri tek luga e piruni i fundit e deri tek batanija qe te mos kete as nje çarçaf as per tu mbuluar kur te dale nga hapsana. Te shikohen edhe llogarite bankare e ti sekuestrohen deri tek qindarke e fundit. Te kontrrollohen edhe shtepite e vendet e fshehta ku krimineli ka mundur qe te fshehe para te theta. Te torturohet per te treguar ku i ka fshehur. Te behet shembull per mijra hajdute e kriminele te tjere qe llapashiten e zhgerryhen neper kluve e kuplarara me parate e vjedhura e te grabitura. E mira do te ishte qe te vareshin te gjithe keto horra e maskarenj me tel te ndryshkur neper sheshet e qyteteve ku ata kane vegjetuar e bere krimet e tyre, por ne pamundesi te kasaj "TE MIRE TE MADHE PER DREJTESINE DHE POPUJT", te pakten te zhvishen nga çdo prone e pasuri e te kalben burgjeve.

    Përgjigju
  • s'ka problem: 15/12/2021 22:28

    per aq kohe sa gjykata nuk eshte shprehur smund te veme epitete ,nuk lame njeri pa i vene damke ,komunizimin me rrasht e bisht ,nga qeveria e ylli bufit e deri me sot te gjitha pa prejashtim me rrasht e bisht ,po mire se perkurori me aq sa ka marre 2 vjet burg i ben me qejf dhe lefteri u denua ja 5 vjet po po keto morrat neper zyrat e shtetit qe ua nxine jeten qytetareve nuk kujtohet njeri apo bankat qe te rrjepin shtate lekure , pervec nje emisioni si stopi dhe fiksi te gjithe institucion bejne qe qef.

    Përgjigju
  • Raqi: 15/12/2021 12:03

    O Tero po ca mund te besh me 20 ml euro qw smund ti besh 10 ml euro. Po nuk merrje ta beje deputet nje nga DR po more Alqi Bllakon.Apo Durrsaket jane llafazane prandaj si doje afer. Te fala shullazit. Respkte nga Dr.

    Përgjigju
    • timi: 15/12/2021 12:49

      bravo

  • Garip: 15/12/2021 11:52

    Ne nje vende ku vriten njerezit ne market,se kush eshte i pari,ku rrihet doktorri,ku policia merret me droge,ku "ministri" bie ne gjume si fukara dhe zgjohet milioner.etj,etj te pafunde..kerkohet nje reforme gjigante ne arsim,arsim dhe vetem arsim..dhe pas 50 vite pune ndoshta do keni sukses..ne te kunderten duhet zhvendosur tere shqiptaret ne Afrike mos te felliqin tere kontinentin europjan

    Përgjigju
  • Abc: 14/12/2021 20:57

    Po prandaj kemi ngele fukarej ne populli keto legenat hajne me luge floriri nje cope legeni pa shkolle dhe me dipllome fallse e bane kryetar bashkie minister dhe u mbush me prona po gjithe politikanet dhe kryetaret e bashkive keshtu jan plot me pasuri dhe ne punojme ne kurbet gjithe jeten dhe nuk kemi nje shpi

    Përgjigju
  • Tini: 14/12/2021 20:23

    O Lefter,po ik mos e caj koken cudia me e madhe 3 dite zgjat. Per 3 dite do dalesh,do bejne sikur do te sekuestrojne pasurine,po kot dhe ate do e marresh. O fol behu pentito,merr Ilir Meten me vete,nje format A4,dhe jepi vet. Ore sa me shume te terheqesh nga mbrapa,aq me mire. Efekti Domino..

    Përgjigju
  • Goni: 14/12/2021 17:32

    SPAKU TE MOS HARROJE ATE DAKON..AI ESHTE KRYEMASKARAI I DIRRESIT....

    Përgjigju
    • John Doe: 16/12/2021 14:51

      Duhet arrestuar zagari!

    • Hahaha: 15/12/2021 04:00

      Pz

  • Turi: 14/12/2021 17:12

    Jo ska mundesi, duhet te jete ber ndonje gabim. Nuk ka politikane te korruptuar vendi jone do shikoni mbas disa ditesh kur te iki ne shtepi me arrest pastaj do tja hedhin fajin ndonje roje se me siguri ai e ka ber pisllekun . Nuk ndreqet ky vend ndonjehere jo eshte e kote korrupsioni eshte shperndare si ai tumori malinje ne cdo qelize dhe nuk mund te kurohet

    Përgjigju
    • John Doe: 16/12/2021 14:52

      Kesaj radhe jo, nuk do i'a hedh askush.

    • Janullatosi me mask shqiptare: 14/12/2021 18:30

      Ashtu eshte! Kombi i keq turkoalvanos s'do arrij kurre te ndertoj nje shtet normal. Vetem dy zgjidhje ka per sheeptaret: deklarohuni si minoritar grek (dhe do ju japim pension te mire, ndersa te rinjve do ju gjejm ndonje pune duke llapur ne portale), ose largohuni nga ky vend i mallkuar! S'behet Alvania joooooo. Efharisto!

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)